Kërkohet regjistër për të dhënat e pacientëve
10/01/2009 Reforma në spitale
Përfshirja e shërbimeve spitalore në skemën e sigurimeve duhet të pasohet edhe me hartimin e regjistrit të veçantë, në të cilin do të detajohet e gjithë ecuria e sëmundjes së pacientit. Shefi i shërbimit të nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Nestor Therecka është shprehur pozitivisht pro kësaj nisme. Ndërkohë ka shtuar se kjo reformë duhet të fillojë menjëherë me përgatitjen e një regjistri të të gjitha të dhënave për pacientet. Sipas tij, spitalet tona nuk kanë një numër të saktë të pacienteve që kurojnë, si dhe nuk specifikohen kurat, trajtimet që këta të fundit marrin. Kjo ka bërë që në shumë raste shërbimet të mos përmirësohen si pasojë e keqmenaxhimit të situatës. Therecka pohon se gjithashtu reforma duhet të parashikojë edhe rritjen e pagave për bluzat e bardha, kjo për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, por dhe për t’u dhënë fund situatave abuzive. Pak ditë më parë Instituti i Sigurimeve ka publikuar listën e re të shërbimeve që do të financohen nga ISKSH-ja edhe në spitale duke filluar nga marsi i 2009-s, kur do të jenë përfunduar së lidhuri edhe kontratat ndërmjet drejtuesve të spitalit, për të konkretizuar kështu një herë e mirë kalimin e spitaleve në sigurime.