Rama thellon bashkëpunimin me të djathtën, takim me Ngjelën dhe Zogajn
Kreu i PS-së takohet me liderët dhe eksponentët e djathtë opozitarë. Rama diskuton me Ngjelën dhe Zogajn organizimin e Frontit Opozitar
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon të zgjerojë bashkëpunimin politik përtej spektrit të majtë. Rama ka zhvilluar dje takime të njëpasnjëshme kokë më kokë me dy eksponentë të së djathtës, të cilët aktualisht janë pozicionuar kundër Partisë Demokratike dhe maxhorancës aktuale. Kreu në detyrë i Partisë Socialiste është takuar me kryetarin e Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela, si dhe me kandidatin e kësaj partie në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj. Dy rivalët për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës 7 vite më parë duket se i ka bashkuar papajtueshmëria me manipulimet e ndodhura në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Si Rama, ashtu dhe Ngjela kanë denoncuar atë çfarë ka ndodhur në procesin zgjedhor. Madje Ngjela ka deklaruar se “zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishin zgjedhje, por krim”.
Takimet
Pas takimeve të zhvilluara nuk ka pasur asnjë prononcim për median, por mësohet se në qendër të diskutimeve ka qenë mënyra e organizimit të opozitës ndaj maxhorancës aktuale dhe koalicionit qeverisës, PD-LSI. Rama ka ndarë me Ngjelën dhe Zogajn shqetësimin për manipulimet e ndodhura në zgjedhjet e 28 qershorit si dhe arsyet se përse Partia Socialiste do të vijojë bojkotin e Kuvendit. Sipas burimeve, është diskutuar gjithashtu edhe për hapat e mëtejshëm që do të hedhë opozita e re dhe mënyrat e organizimit të saj. Një nga çështjet kryesore ka qenë edhe krijimi i Frontit Opozitar, i cili do të drejtohet nga Partia Socialiste, por në të, përveç partive të majta, do të marrin pjesë edhe partitë e djathta që gjenden në opozitë me maxhorancën aktuale.
Bashkëpunimi
Takimi i djeshëm me Ngjelën dhe Zogajn, ish-dy eksponentë të Partisë Demokratike, tashmë drejtues të Partisë për Ligj dhe Drejtësi, është zhvilluar në kuadër të planit të Ramës për riorganizimin e opozitës. Kreu në detyrë i PS-së ka projektuar një opozitë, përtej së majtës, duke ofruar bashkëpunim edhe me partitë e djathta opozitare. Në këtë kuadër ai zhvilloi dy javë më parë edhe një takim të ngjashëm me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndërkohë që pritet që Rama të takohet së shpejti edhe me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi. Synimin për të bashkëpunuar me çdo aktor dhe faktor opozitar, Rama e shpalosi në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të 29 gushtit, ku tha se PS-ja do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me të gjithë ata që janë në opozitë dhe synojnë rrëzimin e qeverisë së re.
Ngjela
Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, ishte ndër të parët eksponentë të Partisë Demokratike që u pozicionua kundër kryeministrit Sali Berisha. Kjo ndodhi që në vitin e parë të mandatit të parë qeverisës të PD-së, ku Ngjela, në atë kohë deputet i PD-së, kritikoi në mënyrë të vazhdueshme disa vendime të Berishës. Një gjë e tillë solli përjashtimin e Ngjelës nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe ai ishte në Kuvend një deputet i pavarur. Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit Ngjela shpalli krijimin e partisë më të re, Partia Ligj dhe Drejtësi. Nën siglën e PLD-së, ish-deputeti i PD-së konkurroi në qarkun e Tiranës, por nuk arriti që të siguronte mandatin e deputetit për katër vitet e ardhshme.
Zogaj
Mungesa e Zogajt në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ishte surpriza që rezervoi kryeministri Berisha përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Zogaj nuk u përfshi në listën e kandidimit, dhe kjo mbeti një mister, megjithatë u pranua se midis tij dhe kreut të PD-së kishte pasur përplasje kohët e fundit. Kjo bëri që ish-deputeti më përvojë i PD-së të mos humbte kohë dhe të kandidonte për Partinë Ligj dhe Drejtësi në qarkun e Lezhës. Por duket se sistemi zgjedhor dhe pragu i lartë elektoral i mohoi Zogajt mandatin për të qenë në Kuvend edhe për katër vitet e ardhshme.
Rama: S’mund të ketë ligje të reja kur u shkelën të vjetrat
Gara zgjedhore për kryetar të Partisë Socialiste vijoi në qytetin e Beratit, ku dy kandidatët, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, prezantuan platformat dhe idetë e tyre për drejtimin e Partisë Socialiste. Përpara anëtarësisë socialiste të Beratit, Rama ka shpjeguar arsyet e bojkotit të Kuvendit nga ana e PS-së. Ai tha se PS-ja nuk mund të miratojë ligje të reja përderisa ligjet e mëparshme, që u miratuan me konsensusin e saj, u shkelën me të dyja këmbët nga ana e kryeministrit Berisha. Rama kujtoi konsensusin e dhënë nga PS-ja për reformën zgjedhore dhe për reformën në Drejtësi. Kreu në detyrë i Partisë Socialiste përsëriti edhe një herë qëndrimin për të bojkotuar Kuvendin deri në momentin e zbardhjes së të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. “Nuk mund të hyjmë në Kuvend pasi ligjet që u miratuan me konsensus u shkelën. Garancia për mbrojtjen e votës u shkel dhe duke u shkelur ligji është shkelur e drejta jonë themelore. Këtë të drejtë ne do ta fitojmë me çdo kusht, duke e ndalur atë përmes rezistencës demokratike”, - u shpreh Rama. Kandidati tjetër, Maqo Lakrori, u ndal në tezën e rithemelimit të së majtës dhe foli gjerësisht për vendosjen e rregullave të qarta të konkurrimit në parti.
22 Shtator 2009