E Diel, 1 Nëntor 2026

Godina e policisë, nën rikonstruksion

22/09/2009  Fondi prej 97 milionë lekësh

GJIROKASTËR - Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës pas 11 muajsh do të ketë një tjetër imazh tek publiku, kjo fal fillimit të punimeve për rikonstruksionin e godinës 3-katëshe, me një fond prej 97.268.926 milionë lekësh, investim i buxhetit të shtetit.

Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Gjirokastrës, ka pohuar se godina trekatëshe, e ndërtuar rreth 40 vjet më parë, tashmë do të rikonstruktohet plotësisht dhe afati i punimeve është 11 muaj. "Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të zyrave, suvatime, punime hidrosanitare, riparim të dyerve dhe dritareve etj", tha Mullai. "Financimet e buxhetit të shtetit në Drejtorinë e Policisë dhe komisariat jo vetëm që do të krijojnë kushte më të mira pune, por ky investim do të ndikojë drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit”, shtoi Mullai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›