Fier, prej 8 muajsh pa aparat skopie
22/09/2009 Vizita te privati
FIER- Prej 8 muajsh aparati i skopisë në spitalin rajonal të Fierit është jashtë funksionit. Dera e dhomës ku qëndron ky aparat është i mbyllur, ndërsa mjekët i drejtojnë pacientët që vijnë për të kryer skopinë në dyert e radiografisë ose në privat. Kjo për rastet emergjente. Bluzat e bardha fierake pohojnë se ky problem ka kohë që njihet, por deri tani nuk është ndërhyrë për riparimin e defektit të shkaktuar. Aparatura është e re dhe tepër e kushtueshme. Burime spitalore bëjnë të ditur se janë dërguar relacione dhe kërkesa përkatëse në drejtorinë përkatëse në kryeqytet, madje i është kërkuar edhe firmës kontraktuese që merret me riparimin e aparateve të tilla që të ndërhyjë për të riparuar defektin, por shuma e kërkuar nuk mund të justifikojë këtë ndërhyrje. Burimet pohuan se duan rreth 1 milion e 200 mijë lek të reja për ta risjellë në kushtet normale këtë aparaturë shifër kjo tepër e rëndë për buxhetin e spitalit rajonal të Fierit. Në këto kushte është duke u biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur një tjetër mundësi, e cila nuk përjashton dhe sjelljen e një aparature të re radioskopie. Ndërkaq numri i pacientëve që duan të bëjnë radioskopinë është zgjidhur nëpërmjet radiografisë, por edhe këtu ka kosto të lartë shifra e filmave të harxhuar.