E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama thirrje për të mbështetur të majtën

25/03/2009  Malësi e Madhe

Kreu PS-së Edi Rama i shoqëruar nga e deleguara për qarkun Mimoza Hafizi, sekretari politik i PS-së Namik Kopliku dhe deputeti Tom Doshi kanë zhvilluar një takim me vullnetarët në qytetin e Koplikut. Në takim me simpatizantët në këtë qytet verior kryesocialsiti Rama u ka kërkuar jo vetëm zgjedhësve të kësaj zone por edhe të të gjithë Shqipërisë që të votojnë të majtën dhe të mos tolerojnë më edhe për 4 vjet të tjera varfërinë, klanin qeverisë së Gërdecit e të korrupsionit. Rama nga Kopliku ftoi të gjithë shqiptarët që me votën e tyre të sjellin ndryshimin për vendin. Njëkohësisht kreu i PS-së Rama ka theksuar se politika e re dhe alternative e partisë që ai drejton nuk është ajo e sharjes së kundërshtarit, por ajo e distancimit nga politika e lodhur e 18 viteve të shkuara. Gjithashtu, u hap dhe zyra elektorale e degës së PS-së në rrethin e Malësisë së Madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›