Deri më 10 prill përfundojnë zgjedhjet
25/03/2009 Partia Demokratike në prag të përfundimit të ristrukturimit tërësor
Pas ristrukturimit nis përgatitja e listave të kandidatëve për deputetë
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike duhet të përfundojnë deri më 10 prill. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së përgjithshme të PD-së është miratuar një dokument, sipas të cilit zgjedhjet e brendshme në parti, ku do të caktohen krerët e rinj të degëve të PD-së, duhet të mbarojnë brenda datës 10 të muajit të ardhshëm. Sipas burimeve, deri në këtë datë duhet të përfundojë procesi zgjedhor në rreth 15 degët që nuk kanë ecur përpara me ristrukturimin e tyre. Pas përfundimit të procesit zgjedhor do të nisë puna për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë mbledhjes së kryesisë së demokratëve u morr vendimi edhe për ndryshimin e strukturës së degëve të partisë. Partia Demokratike vendosi asokohe shkrirjen e nëndegëve, gjë e cila do të marrë formë të prerë dhe do të sanksionohet në statut në kongresin jozgjedhor që do të zhvillohet në mes të muajit maj.
Procesi dhe skema
Në funksion të zgjedhjeve të brendshme në parti, Këshillit Kombëtar i PD-së në mbledhjen e vitit të kaluar ngriti në rang vendi 12 grupe pune, që u përkojnë 12 qarqeve, ndërsa në Tiranë u ngritën grupe pune sipas nëndegëve, të cilat për qytetin e Tiranës janë në përputhje me zonat elektorale. Grupet e punës gjatë procesit të ristrukturimit të partisë kanë koordinuar dhe përgatitur situatën për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, ku kryetarët e rinj të degëve do të zgjidhen përmes delegatëve. Këto grupe pune përveç punës për zgjedhjet e brendshme në parti ishin të ngarkuara të përgatitnin strukturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit. Kështu, u mendua që për çdo grup pune në rang qarku të jenë të deleguar një ose dy anëtarë të kryesisë së PD-së. Në mbështetje të tyre kanë punuar deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe strukturat lokale të partisë. Ndërsa grupet e punës në rang zone elektorale u kryesuan nga deputeti i zonës dhe në rastet kur zona elektorale nuk është fituar nga PD-ja u delegua një anëtar i kryesisë ose anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ndërkohë grupet e punës në rang zonash elektorale kanë pasur varësi nga grupi i punës i ngritur në rang qarku, që janë udhëhequr nga figurat qendrore të PD-së, të cilët janë edhe anëtarë të kryesisë.
Zgjedhjet në Tiranë
PD-ja është treguar shumë e kujdesshme me zgjedhjet e brendshme në Tiranë, duke marrë në konsideratë rëndësinë e madhe që paraqet kryeqyteti, pasi ka popullsinë më të madhe në vend dhe nga ku në bazë të sistemit të ri zgjedhor, proporcional-rajonal, dalin 32 deputetë për parlamentin e ardhshëm. Procesi për Tiranën është bllokuar prej disa muajsh, megjithëse nga seksionet janë propozuar një numër i konsiderueshëm kandidatësh, mes të cilëve ka ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë të institucione të rëndësishme. Emrat e propozuar nga seksionet janë përcjellë në zyrën e organizimit të PD-së, e cila ia përcjell më tej kryesisë qendrore, ku jepet vlerësimi përfundimtar i secilit kandidat, nëse është në përputhje me statutin e partisë. Për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të degës së Tiranës PD-ja ka angazhuar disa nga figurat e saj qendrore, të gjithë anëtarë të kryesisë së kësaj partie. Ky ekip i PD-së është marrë me përgatitjen e strukturave, është vendosur nga Këshilli Kombëtar, që në mbledhjen e fundit të tij vendosi që një grup pune të kryesohet nga Edi Paloka, i cili fitoi në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 2007-s zhvilluar në zonën elektorale nr. 35 në Tiranë.
Organizimi
Statuti i PD-së thotë se kryesia e partisë mund të vendosë grupimin e disa seksioneve në njësi më të mëdha organizative dhe që mund të përkojnë me territoret administrative të njësive lokale apo me territoret elektorale. Seksionet përbëjnë celulën bazë të organizimit të PD-së. Më pas janë grup-seksionet, që do të përbëhen nga disa seksione dhe do të kenë rolin e nëndegëve. Në organizim përfshihen strukturat në rang rrethi. Në fund janë degët në rang qarku.
Kryetari i degës
Sipas nenit 27 të statutit, kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat. Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës bashkë me sekretarin.