Rama uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin

Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Medresenë e Tiranës për të uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. Rama tha se dita e sotme është dita e fjalëve dhe gjesteve të mira dhe uroi që të gjithë të kenë këto vlera. "Dita e sotme është dita e ëndërrave të mira, fjalëve e gjesteve të mira. Uroj që të gjithëve që të kenë mendime të mira dhe të kenë këto vlera", theksoi ai. Në fjalën e tij kryesocialisti uroi që e mbarë të jetë jo vetëm kjo ditë, por e nesërmja e gjithë secilit.. Kreu i PS-së shmangu çdo deklaratë politike në prononcimin e tij për mediat.