E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja shpenzimet dhe përfimet e LSI-së

Raporti për shpenzimet dhe përfimet e LSI gjatë fushatës zgjedhore

TIRANË-Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik pasqyrën e fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim në qendër dhe në qarqet e vendit.


Raporti i auditimit që përfshin periudhën nga 28 maji e deri më 28 qershor 2009, njxerr në pah përfitimet dhe shpenzimet e shumta që ka kryer Lëvizja Socialiste për Integrim në fushatën për zgjedhjet e Qershorit. Kështu duke u nisur nga donacionet që ka përfituar në vlerë monetare nga donatorë të ndryshëm, sipas raportit të KQZ-së, del në pah se për subjektin politik, LSI, nga donatori Selim Xhafa ka shkuar në shumën 400. 000 mijë lekë të reja.


Nga donatori Dritan Toga përfitimi për LSI-në arrin në 300. 000 mijë lekë të reja. Pjesë e donacioneve të përftuara, në vlerë monetare në përfitime më pak se 100.000 mijë lekë, është edhe shuma prej 50.000 lekësh të reja që kanë shkuar në buxhetin e partisë së majtë.


Duke iu referuar raportit të auditit, vërehet se donatorja Esmeralda Llana ka derdhur në arkën e Lëvizjes Socialiste për Integrim plot 387.000 mijë lekë të reja. Për spotet publicitare, në media televizive të ndryshme, LSI ka harxhuar një shumë të konsiderueshme parash.


Totali i shpenzimeve për spotet publicitare gjatë fushtës elektorale të zgjedhjeve e Qershorit, arrin në 11 milion e 550 mijë e 695 lekë të reja ose. E kthyer në përqindje kjo shumë shkon në 51 për qind.


Përsa i përket marrjes së sallave me qera ku ka realizuar hapjen e fushatës elektorale apo edhe evenimeneteve të tjera po në kuadër të zgjedhjeve të Qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka harxhuar rreth 540.00 mijë lekë të reja. Fondet që ka përfituar kjo parti janë marrë në lekë ose në formë materiale dhe shërbimesh.


Sipas këtij raporti regjistrimi i fondeve jo publike që janë përftuar gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti është bërë sipas modelit që është miratuar me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke pasqyruar të gjitha shumat e përftuara si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin e dhuruesit. Sipas raportit shpenzimet totale që ka kryer LSI-ja për fushatën zgjedhore të Qershorit nuk e kalojnë kufirin e përcaktuar në nenin 90 të ligjit për Kodin Zgjedhor.


Ndërkohë që auditimi përfshin shqyrtimin mbi bazën e testeve, të fakteve që mbështesin shumat dhe deklarimet në pasqyrën financiare. Auditimi përfshin gjithashtu edhe vlerësimin e parimeve të kontabilitetit të ndjekura, si dhe vlerësimin e paraqitjes së të gjithë pasqyrës.


Politika kontabile është që të përgatisë pasqyrën bashkëlidhur mbi bazën e fondeve të përftuara dhe shpenzimeve të realizuara gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, për çdo subjekt politik. Mbi këtë bazë, fondet e përftuara njihen kur fitohen në lek ose në materiale dhe shërbime të konvertuara, dhe shpenzimet njihen si të tilla në momentin që ato janë kryer dhe jo kur ato paguhen.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›