E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vë në dyshim Brukselin: Vendimi për statusin, bujar



PS nuk e ka kaluar në heshtje lajmin më të mirë që ka ardhur nga Brukseli për të ardhmen e vendit e që është pranimi nga Këshilli i Ministrave i kërkesës për t’u bërë vend kandidat i BE-së. Megjithëse vazhdon protestat antiqeveritare, pavarësisht mesazheve që i vijnë nga BE-ja për hyrjen në Parlament, kryesocialisti Edi Rama e quan bujar dhe të vonuar këtë vendim të BE-së. Ai vë në dyshim seriozitetin dhe objektivitetin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili është organi më i lartë vendimmarrës dhe që e miratoi kërkesën e Shqipërisë pa asnjë kundërshtim, duke i deleguar Komisionit radhën për të hartuar opinionin për këtë çështje. Rama thotë se Evropa është treguar shume bujare me Shqipërinë, kur ka pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat në Bashkimin Evropian. Është një lajm i mirë, pranon kreu i opozitës Edi Rama, megjithëse i vonuar. "Dje BE i hapi rrugë procedurës së aplikimit të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Pa dyshim është një lajm i mirë për ne të gjithë, edhe pse si të gjitha lajmet që vijnë nga Evropa, për Shqipërinë, është i vonuar, jo për shkak të evropianëve, as shqiptarëve, po për shkak të atyre që keqqeverisin Shqipërinë. Kemi mbetur të fundit në Ballkan, që ende nuk lëvizim dot pa viza dhe ata që na keqqeverisin e quajnë sukses, që Evropa, shumë bujare në këtë rast, nuk na e kthen kurrizin", - tha Rama, kryetar i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›