E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vetëshpallet kryetar i bashkisë së Durrësit

29-12-2011 / Gazeta 55

Tregues i frikshëm i keqpërdorimit të pushtetit vendor nga kryetari i PS. Ai shtroi dy ditë më parë një drekë me deputetët socialistë në qytetin bregdetar, por merret vesh se fondet e drekës u lëvruan nga fondet e taksapaguesve të Durrësit

Edi Rama, i pa mësuar ende, me faktin e të mos qenit kryetar i bashkisë së Tiranës, ka filluar të kënaqë veten, duke u vetëshpallur kryetar bashkie, ku drejtojnë socialistë që nuk “i prishin qejf”.
Më i fundmi pos i “kryebashkiakut”, që ka marrë Edi Rama, ka qenë ai i Durrësit. Kjo, nuk do të thotë se ai po bën ndonjë gjë konkrete për qytetin e Durrësit, por nuk do të thotë as që të mos i fusë duart në buxhetin e bashkisë së këtij qyteti...
Sikurse ka bërë, për herë të fundit, jo më larg se dy ditë më parë.
Pikërisht, për të kënaqur këtë herë, jo vetëm veten e vetë, por edhe deputetët socialistë, afër mendsh edhe disa “udhëheqës” të lartë të PS-së, jo deputetë, ai ju ka shtuar atyre një drekë të bollshme në një nga lokalet në bregdetin pranë Currilave.
Të ftuarit, kanë ngrënë e kanë pirë “sa janë shqepur”..., sepse..., sepse..., nuk paguanin vetë....
... Paguante Edi Rama.
E vështirë është kjo për tu besuar, se ai vetë është fukara në atë masë “ku thërret kiameti”, por ama “e bëri zemrën gur” dhe pagoi, sigurisht jo nga xhepi i vetë, por nga xhepi i fondeve të bashkisë së Durrësit.
Mësohet se vera e dollia “ka shkuar gjym”, në drekën e shtruar nga kryesocialisti, sigurisht jo me paratë e tija. Dhe në këtë “inflacion dollish”, të gjitha gotat e verës, mësohet se janë rrëkëllyer për Edi Ramën, ndërsa kryebashkiaku “de jure” i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, bënte rolin e menaxherit të tryezës, duke u kujdesur, që “të ftuarve” të mos ju mungonte asgjë.
Në fund, ndërsa Vangjush Dako ka rrëmbyer “faturën e konsumit”, me qejfin  e madh për ta paguar në emër të Edi Ramës, të gjithë “të ftuarit”, janë larguar të kënaqur nga lokali..., duke gogësitur..., nga “overdoza”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›