Rama vlerësohet me çmim në Abu Dhabi
>Edi Rama vlerësohet si një nga liderët që ka dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e kryeqyteteve të së ardhmes. Vleresimi i lartë iu bë kryebashkiakut shqiptar në samitin e kryeqyteteve të së ardhmes që njihet si nga forumet më prestigjioze në botë. Ky është çmimi i katërt ndërkombëtar që Rama merr në karrierën e tij si kreu i qytetit të Tiranës.
Këtë vit ky eveniment u organizua në Abu-Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara.
Figura të njohura të politikës, shkencës dhe biznesit u takuan në këtë samit për të prezantuar idetë dhe projektet e tyre inovatore dhe për të nderuar 8 fituesit e rradhës.
Mes fituesve të cilët nderohen me motivacionin Liderë që kanë dhënë kontribute të posaçme në zhvillimin e kryeqyteteve të së ardhmes dhe kanë frymëzuar jetën e miliona njerëzve nëpër botë u nderuan: Presidentja e Republikës së Finlandës, Bill Gates Presidenti i Microsoft, Nobelisti Stephen Haëking, dhe Princi i Abu-Dhabi.