E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushi uron Berishën për Vitin e Ri



Presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, ka uruar me anë të një mesazhi të veçantë Kryeministrin Berisha për festat e fundvitit. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë Kryeministrit, ai dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, kanë marrë një kartolinë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush. Me anë të kësaj kartoline të ngrohtë Presidenti i SHBA-së dhe zonja e tij urojnë Kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten e tij që festat e fundvitit të mbushin familjen dhe zemrat e tyre me lumturi. “Të dashur Sali dhe Liri, urojmë që festat e fundvitit të mbushin zemrat tuaja dhe familjen tuaj me lumturi!” Kështu shkruhet në mesazhin e çiftit presidencial amerikan që lënë Shtëpinë e Bardhë këto ditë pas mbarimit të mandatit. Ndërkohë, duket se miqësia e vendosur mes tyre dhe çiftit kryeministror shqiptar gjatë vizitës së tyre në Tiranë, por dhe gjatë takimeve në samitin e Bukureshtit, do të vazhdojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›