Luksemburgu, ndihmë për liberalizimin e vizave
>Luksemburgu do të ndihmojë vendin tonë për liberalzimin e vizave. "Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn shprehu mbështetjen e plotë të Luksemburgut për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se vendi i tij do të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO para muajit prill"-informoi zyra e shtypit e qeverisë.
Kryeministri Berisha priti dje në një takim. Pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të z. Asselborn në Shqipëri, vizitë e cila dëshmon miqësinë dhe interesin e tij për vendin tonë. Ai vlerësoi se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të një niveli të shkëlqyer, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Luksemburgu u ka dhënë dy projekteve të shekullit për shqiptarët; integrimit në NATO dhe në BE. Kryeministri e vuri theksin në potencialet e mëdha që ofron Shqipëria për investime në energjetikë, turizëm dhe miniera.
Kryeministri vlerësoi më tej se nga ana politike viti 2008 ishte viti i reformave të mëdha. Me konsensusin e opozitës u miratuan reforma elektorale, reforma kushtetuese, ligji për prokurorinë dhe ligji për gjyqësorin. Duke e vënë theksin në rëndësinë e rritjes së investimeve luksemburgase në Shqipëri, Kryeministri Berisha e njohu Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e barrës fiskale. Reformat, tha Kryeministri Berisha, kanë dhënë frytet e tyre. Kemi një sistem me ngarkesën fiskale më të ulët në Europë, kemi rritur me 22 % të ardhurat dhe kemi dërguar në parlament çdo vit një buxhet të dytë. Kemi çliruar biznesin nga pengesat burokratike. Vitin e kaluar Shqipëria zuri vendin e dytë në botë për reformat ekonomike, u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha garantoi Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm i Dukatit të Madh të Luksemburgut per vendosmërinë e qeverisë shqiptare për realizimin e zgjedhjeve më të lira dhe të ndershme që Shqipëria ka mbajtur ndonjëherë. Nga ana e tij Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Dukatit të Madh të Luksemburgut, z. Jean Asselborn tha se që nga vizita e tij e parë në vitin 2006, vihet re një ndryshim i madh për shkak të zbatimit të suksesshëm të reformave. "Europa ju përgëzon për arritjet tuaja", tha z. Asselborn duke vlerësuar reformat ekonomike, vendosjen e taksës së sheshtë, dhe angazhimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe informalitetit.