Hi vullkanik mbi mendimin evropian në PS
Sot Kongresi do të rizgjedhë sekretarin e parë si të pagabueshmin e partisë dhe do të vendosq në themel të statutit të ri të PS nenin 55 të agjitacion-propagandës, me të cilin linçohet politikisht ai që flet keq kundër kryetarit dhe mirë për Shqipërinë dhe interesat e saj
TIRANë- Duke nisur nga dita e sotme, demokracia vdes në një nga forcat politike të votuar nga shqiptarët më 28 qershor dhe të lënë në opozitë. Partia Socialiste, ringjall sot, tezat e Enverit të PPSH-së për ndrydhjen e mendimit liberal dhe penalizmin e atyre që kundërshtojnë linjën zyrtare të kryetarit.
Selia ylberiste, prej muajsh të tërë ka punuar mbi një platformë të zezë statutore, që e rikthen klasën politike në Shqipëri shumë vite pas, në vitet e zeza të nomeklaturës komuniste. Edvin Rama, merr prej ditës së sotme, atributet e një lideri të pazëvendësueshëm dhe me kompetenca të plota ndaj çdo përfaqësuesi të partisë.
I ndodhur prej kohësh në gjurmët e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxha, Edi Rama ka gati sot prezantimin e projektit të ri të statutit, çka do të thotë, përqendrimin e pushtetit partiak në duart e tij. Humbja e zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor dhe dëshpërimi i thellë i Edvinit, si pasojë e ngeljes në opozitë edhe për 4 vite të tjera, e detyron atë të nisë një lëvizje të re në radhët e partisë, me sytë nga politika e ndjekur nga Enver Hoxha. Për realizimin e synimeve të tij ogurzeza, Edvini është i fokusuar mirëfillti te roli suprem i liderit, prestigj të cilin e kishte vetëm Enver Hoxha dhe çdo komunist në botën totalitare.
Në bazë të statutit të ri të PS-së parashikohet zhvillimi i zgjedhjeve të reja për drejtuesit në rrethe, të cilët duhet të jenë të besuarit e kryetarit dhe më pas vijimin e zëvendësimit të anëtarëve të kryesisë dhe sekretariatit.
Kjo e fundit, bëhet edhe për një qëllim tjetër, të eliminimit nga radhët e PS-së të përfaqësuesve të linjës kritike kundër kryetarit, siç janë deputetët e LMN-së.
Ndërsa në tërësi, platforma e re e partisë, ka një qëllim vendimtar, të eliminimit të kundërshtarëve politik në radhët e PS dhe vënien e saj, sipas statutit në një regjim të brendshëm absolut dhe me kompetenca absolute, në rastin konkret të kryetarit Edin Rama. Përmes kësaj linje, Partia Socialiste, është vetëm një hap larg rikthimit në identitetin e Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH).
Statuti legjitimon zgjedhjet e reja në parti
Drejtuesit e PS-së në rrethe- Sipas pëlqimit të Edvin Ramës
Anëtarët e kryesisë- Miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt, hiqet automatikisht çdo përfaqësues i mendimit kritik
Sekretariati- Rinovohet, duke hequr nga postet që mbajnë deputetët e LMN-së dhe zëvendësimin e tyre me servilë dhe besnikë të politikës shtypëse të Edvinit
I atribuohen kompetenca dhe fuqi të plotë për kryetarin
Riaktivizohet neni i agjitacion propagandës- ndëshkim për mendimin kritik