E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Koha për zgjidhje, afati i BE-së ultimativ

Kreu i PS-së Edi Rama në një takim me gazetarët i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha në kuadrin e tryezës së Strasburgut duke theksuar se është koha për zgjidhje të situatës politike në vend pasi afati i dhënë nga Bashkimi Europian është ultimativ.

"është koha e zgjidhjes së transparencës me urtësi por nuk do të tërhiqemi përpara arroganës së pushtetit" theksoi se afati i dhënë nga ndërkombëtarët është ultimative pasi është thënë edhe publikisht se çfarë kosto do të kishte për vendin moszgjidhja e krizës.

Gjithashtu Rama theksoi se opozita ka të drejtën e saj kushtetuese për transparencën e zgjedhjeve duke shtuar se PS-ja nuk i kërkon qeverisë hapësira por kërkon të shfytëzojë hapësirën që i jep Kushtetuta.

"Ky vend nuk është mbretëri por republikë dhe asnjë nuk mund të ndalojë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve theksoi Rama duke shtuar se këtij
vendi nuk mund ti imponohet dot që mos të bëhet transparenca e zgjedhjeve.

Ndërkohë Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë fitoi opozita me grevën e urisë theksoi se vetë fakti që është deklaruar se do të hapen kutitë e materialeve zgjedhore tregon progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë kauza e opozitës.

Përsa i përket deklaratave për diegien e fletëve të votimit Rama theksoi se djegia e fletëve të votimit do të ishte humbja e shansit për një zgjidhje të mundshme të krizës politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›