E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat,Tahiri: Maxhoranca të kërkojë falje për kriteret e papërmbushura

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratave të kryeparlamentares Topalli dhe ministrit të brendshëm Basha ku këta të fundit theksuan se opozita nuk ka marrë pjesë në procesin e liberalizimit të vizave. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Saimir Tahiri theksoi se Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, po shfaqin ekstazat e një entuziazmi të pajustifikuar mbi propozimin për liberalizimin e vizave. Sipas tij kryeministri Sali Berisha dhe e gjithë maxhoranca, duhet të kërkojnë falje publike pse nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara duke e lënë Shqipërinë dhe shqiptarët të fundit në ballkan edhe për një kohë të pacaktuar.

"Jozefina Topalli, spikerja më abuzive e parlamentit në shërbim të manipulimit dhe korrupsionit parlamentar me përgjegjësi kryesore për cënimin e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor, si dhe Lulzim Basha, ministri më i kërkuar nga drejtësia për vjedhjen korruptive të pasurisë publike, filluan të shfaqen mburravec para kamerave kur sot duhet të mbajnë përgjegjësi më shumë se kurrë pse ëndrrën shumëvjeçare të shqiptarëve për të lëvizur pa viza, e kanë kthyer në makthin pambarim që ende vazhdon e shtyhet pa afat" theksoi Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›