E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Maxhoranca,e kalbur.Populli, sgënjehet më

TIRANË- Fushatë presioni e ka quajtur kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëherësh lideri i PS-së, fushatën që është duke bërë maxhoranca.

Gjatë takimit të sotëm me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë, Rama, në garë për mandatin e katërt ka akuzuar Aleancën për qytetarin, si një aleancë e kalbur moralisht, duke shtuar se ajo e ka të pamundur të mbajë premtimet.

Aleanca për qytetarin është e kalbur moralisht. Ajo e di që populli nuk gënjehet më tha Rama. Sipas tij, ky koalicion e ka të pamundur t`ia dalë në mënyrë tjetër përveç duke përdorur presionet.

Rama, duke kërkuar votën dhe mbështetjen e banorëve, ka nënvizuar faktin se qytetarët nuk mund të gënjehen më me të tilla premtime, e nuk mund të mposhten as përballë presioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›