Artan Shkëmbi, shpirtziu i partisë
I humburi i Pogradecit pushon nga puna punonjësen e gjelbërimit, duke e shpallur si armike të partisë e kundërshtare politike që po i sjell rrënimin e karrierës
Artan Shkëmbi nga paniku se s’do të ketë më mundësi që të vijojë të grabisë hapur taksat e pogradecarëve dhe duke kuptuar se pas 8 vjet pashallëku s’do vijë vetëm humbja elektorale, por edhe koha për të dhënë llogari para drejtësisë e ka humbur toruan dhe me shpejtësi po konkurron për fitimin e trofeut të themeluar nga Edi Rama “shpirtziu i partisë”. Pas njoftimeve se testimet e nxjerrin sigurisht humbës përballë kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Luan Topçiu, Artan Shkëmbi është turrur që në agoni të pushtetit të vet të ndëshkojë “armiqtë” që po i bëjnë gjëmën. Dhe dje është marrë vesh se Shkëmbi ka gjetur përgjegjësen kryesore për këtë rrënim elektoral. Ajo merret vesh se qenka punonjësja e gjelbërimit në Bashki, Anusha.B, e cila paska komplotuar me të vëllanë (gjithashtu banor i Pogradecit), i cili qenka përkrahës i PD, si dhe me një kushëririn e saj në Tiranë, i cili gjithashtu qenka një mbështetës i rëndësishëm i PD-së. Anusha.B është pushuar me urgjencë nga puna, ndërkohë që të gjithë nomenklaturës partiake i është bërë e qartë se ajo qenka fajtorja kryesore për humbjen e pritshme. Merret vesh se Pogradecarët, as anëtarë PS-jë, e as anëtarë PD-je s’e besojnë këtë logjikën e shpirtziut të partisë, por gjithë puna është që diku të hidhet faji... Krejt njëlloj siç vepronte mëma e tyre parti dikur e siç po veprojnë shpirtzinjtë pasardhës, qoftë në Tiranë e qoftë në Pogradec, pa marrë parasysh faktet se të tilla sakrilegje politike mund të sjellin edhe cenime fizike.