Rama:Me anëtarësimin në NATO,zgjedhjet e lira domosdoshmëri

Kryebashkiaku Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS-së,tha se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të domosdoshme. Duke folur nga sheshi "Skënderbej" në një koncert me rastin e anëtarësimit në NATO kryesocialisti tha se "Shqipëria në NATO nuk mund të kuptohet pa të drejtën e secilit për të lufutar lirisht dhe për të shprehur të drejtën e votës pavarësisht nëse është i varfër apo i pasur". Në këtë mënyrë Rama ka përsëritur edhe një herë tjetër nevojën për karta identiteti falas. Kryesocialisti Rama premtoi se shumë shpejt Shqipëria do festojë edhe hyrjen në BE. Sipas kryesocialisiti rruga deri në NATO ka pasur një rrugë të mbushur me përpjekje. Kryesocialisit u shpreh se tashmë me hyrjen në NATO Shqipëria është e sigurt. "Falë anëtarësimit në NATO jemi më të vetëdijshëm se kurrë për domosdoshmërinë e garantimit të demokracisë", tha ai.