NATO,shton 5000 trupa në Afganistan
Liderët e NATO-s kanë rënë dakord njëzëri për emërimin e kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen si Sekretar i ri i Përgjitshëm i Aleancës, pasi Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi ndaj kandidaturës së tij. Sekretari aktual i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rasmussen, deklaroi: "Ju jeni në dijeni lidhur me një debat gjatë 36 orëve të fundit, por fakti që ne jemi këtu pranë njëri-tjetrit nënkupton se tashmë është gjetur një zgjidhje edhe për shqetësimet e shprehura nga Turqia, dhe ne të gjithë njëzëri kemi rënë dakord për këtë kandidature". Ndërsa vetë Rasmussen u shpreh mirënjohës për besimin. "Iu jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi për besimin që më dhanë duke më emëruar si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s", ishin fjalët e para të kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen, menjëherë pas deklaratës që bëri Scheffer për emërimin e tij në postin e kreut të ardhshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rasmussen tha se sot është një ditë historike dhe jo vetëm sepse një danez merr drejtimin e NATO-s, por sepse pikërisht sot u përshëndet edhe rikthimi i plotë i Francës në komandën e integruar të Aleancës. Rasmussen vlerësoi punën e bërë nga Shefer dhe tha se do të ndiqte të njëjtën rrugë si ai. Ndërkohë kryeministri turk, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi nga Stambolli se pranimi i Turqisë për emërimin e kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen në krye të Aleancës së Atlantikut të Veriut u arrit falë garancive që presidenti amerikan Barak Obama i ofroi Ankarasë zyrtare. Ndërsa Sarkozi u shpreh se liderët e aleancë kanë folur dhe rënë dakort per Sekretarin e ri te Pergjithshem. "Si kancelarja Merkel dhe une e kemi mbeshtetur fort kandidaturën e Rasmussen. Falenderoj edhe Presidentin Obama, i cili ka qene teper i angazhuar per te gjitha vendimet e aleances. Ai tregoi lidershipin e tij dhe masat qe ai kërkoi të ndërmerren janë me të vërtetë të nevojshme", tha Sarkozi. Ai iu dha mireseardhjen edhe anëtareve më të reja, Shqipërisë dhe Kroacisë. Teksa kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kënaqësinë e saj për emërimin e sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s. "Emërimi njëzëri i sekretarit të ri të Përgjithshëm është një vendim i rëndësishëm për një NATO të aftë për të reaguar, një NATO që ekziston jo vetëm në letra", pëtha Merkel. Në lidhje me cështjen shumë të rëndësishme të Afganistanit, Sekretari aktual i Përgjitshëm i NATO-s Shefer tha se aleatët kanë arritur tashmë një marrëveshje. Ai u shpreh se liderët e vendeve të NATO-s kanë vendosur për një strategji të re që parashikon dërgimin e më shumë trupave civile, ushtarake dhe trajnuese në Afganistan. Shefer tha se në samit është diskutuar edhe për marrëdhëniet me Rusinë, për të cilën është vendosur se duhet bashkëpunim.