Temperaturat -51, 29 të vdekur brenda dite

Kohët e fundit si në Ukrainë po ashtu dhe në Rusi temperaturat janë ulur në situatë alarmante!
I ftohti është polarë dhe shumë i acartë, me temperaturat të lëvrinë nga -50 deri në -23 gradë celsius.
Kjo situatë padyshim ka patur dhe pasojat e këqija, ku vetëm në Ukrainë kanë humbur jetën 24 orët e fundit 23 persona, gjithashtu dhe 6 të tjerë në rusi, raporton alb-observer.
Më shumë se 190 njerëz pësuan hipotermi, ku 162 prej tyre ndodhen të shtruar në spitale me ftohje të rëndë, në Ukrainë.
Ndërkohë në rusi, situata fillon të keqësohet edhe më shumë ku numri të shtruarve në spital me hipotermi dhe me ftohje të rëndë, arrin në 260, ndërsa 103 prej tyre në gjendje të rëndë.
Temperaturat në të dy këto vende verilindore, vijon të ulet edhe më shumë e ndikuar nga një rrymë e ftohtë ajri e ardhur nga poli i veriut.
Në disa zona të Rusisë, si Novosibirsk, Omsk Tomsk dhe në Barnaul, qytetet më të mëdha në Siberinë perëndimore, temperaturat arritën gjatë natës në -47 gradë Celsius.
Magadan në Lindjen e Largët Ruse, temperatura ra gjatë natës në -51 gradë Celsius./Indeksonline/