E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq njofton BE-ne me Platformën për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar me shefat e misioneve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Serbisë dhe përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, si dhe mbi sfidat e ardhshme me të cilat po ballafaqohet vendi në atë rrugë.

Sikurse ka kumtuar Delegacioni i BE në Serbi, ky këmbim i mendimeve ka pasuar takimin e Këshillit të BE, që është mbajtur javën e shkuar, kur janë dërguar mesazhe të inkurajimit për Serbinë nga ana e 27 vendeve anëtare, raporton RTK.

Takimi, shtohet në kumtesë, është pjesë e praktikës së përhershme të shefave të misioneve të BE që rregullisht të takohen me presidentin e Serbisë, si dhe me drejtuesit tjerë me qëllim të këmbimit të mendimeve dhe të stimulimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik drejtë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet BE dhe Serbisë.

Presidenti Nikoliq ka marrë pjesë në takim me ftesë të përbashkët të shefit të Delegacionit të BE, ambasadorit Vensan Dezher dhe ambasadores së Qipros, (vendi kryesues i radhës i BE), Nafsike Krousti. Nikoliq dje është takuar me ambasadorët e Federatës Ruse, Kinës dhe të Briatnisë së Madhe – Aleksandër Çepurin, Xhang Vansju dhe Majkl Devenport dhe i ka nnjoftuar ata mbi përparimin e arritur në hartimin e strategjisë së shtetit (Platformës) për Kosovën. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›