E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramazan Ndreu ne “Ora News” : “Bokotola na shiti”

Nertil Agalliu
Në një intervistë për "Ora Sport", trajneri i ekipit të Kastriotit pranoi se në takimin me Partizanin ndeshja ishte e trukuar. Tekniku krutan bëri të ditur se futbollisti qe ka shitur takimin është kongolezi Bokotola. "Unë e kam thënë edhe më parë që ndaj Partizanit në tradhëtuan, por për Bokotolën mund të them se ai na ka shitur, pasi gjatë gjithë takimit kë lëshuar në lojën e tij dhe mund të them me bindje se humbja na erdhi nga ai". Gjithsesi trajenri i ekipit krutan Ramazan Ndreu shprehet se ai do ta përjashtojë afrikanin nga ekipi i Kastriotit, por duket se ka rënë ndesh me presidentin Zhili, i cili kërkon ta mbajë Bokotolën në skuadër. "Unë jam për ta përjashtuar Bokotolën pasi me vetëdije na ka shitur me Partizanin, por në dorë tani e ka presidenti", përfundoi Ramazan Ndreu. Pas deklaratave të donatorit të Tiranës disa ditë më parë se ndeshjet në Shqipëri janë të trukuara, tashmë vjen edhe një tjetër goditje për futbollin tonë, akuza këtë herë vjen nga një trajner i Kategorisë Superiore, i cili akuzon për shitje të ndeshjes futbollistin e tij më të mirë, Bokotolën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›