E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj, shqiptarja në finalen e Kampionatit Botëror

Fatmire Bajramaj, kosovarja 19-vjecare që luan për Kombëtaren gjermane të futbollit për femra, cilësohet nga shtypi botëror si një nga talentet më të mëdha dhe faktorët kryesorë në fitoren 3-0 të Gjermanisë në gjysmëfinalen kundër Norvegjisë dhe arritjen në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit për femra që po zhvillohet në Kinë. Gjermania do të ndeshet në finale me Brazilin. Golat për Gjermaninë kundër Norvegjisë u shënuan nga Trine Roning (autogol) në pjesën e parë dhe në të dytën nga Kerstin Stegemann dhe Martina Mueller. Gjermania ka 529 minuta pa pësuar gol, duke thyer edhe rekordin e Kinës me 442 minuta në kampionatin e vitit 2003. Mesfushorja shqiptare ishte pjesë e aksionit ku u shënua autogoli i Roning. Bajramaj krosoi për Birgit Princ dhe Roning në tentativë për të ndaluar topin me gjoks gabimisht e dërgoi atë në rrjetën e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›