E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas golit fenomenal, Kraft: “Golat e Salihit, si kripa në supë”

E mërkura ka qenë një ditë golash për futbollistët shqiptarë në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
AKROBACIA E SALIHIT
SV Ried arriti një fitore të bujshme 3-0 me Altac, falë dy golave të shënuar nga sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë kur realizoi me shpinë nga porta në minutën e 56-të. Shqiptari, sipas medias austriake, bëri një veprim akrobatik duke mahnitur 4500 shikuesit. Salihi shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 86-të, për t’ia lënë radhën Daniel Toth, i cili realizoi edhe golin e tretë në minutën e 92. Vlerësime maksimale, madje duke përdorur edhe një shprehje të urtë austriake, Salihi mori pas ndeshjesh nga trajneri e tij, Helmut Kraft. “Gola me roveshatë Salihi ka shënuar më bollëk në Shqipëri, këto gola janë si kripa në supë, Salihi pati një një ditë shumë ë mirë. Natyrisht që unë gëzohem për këtë, ashtu sic u gëzova edhe për golin tonë të tretë”, - citohet Kraft nga siti austriak sportnet.at. Më të njëjtat nota shprehet edhe trajneri kundërshtar i Altacit, Manfred Bender. “Ne patëm tre shanse shumë të mira, ku duhej të shënonim një gol, por “Traumtor” (goli i ëndërrave) na theu përfundimisht, për ne 3-0 apo 2-0 ishte njësoj”. Kliko Ketu per golat
GOLI I PARË I VATËS
Sulmuesi Fatmir Vata shënoi golin e parë në takimin Tus Koblenz-Greuther Fruth të përfunduar me rezultatin e pastër 3-0. Veterani Vata, i cili shënoi me anë të një gjuatje të lirë nga 20 metra në minutën e 29, luajti vetëm 77 minuta pasi u zëvendësua nga Daham. Ky ishte dhe goli i parë i Farmir Vatës me fanellën e Tus Koblenz, pas transferimit të tij nga Arminia e Bielefeldit. Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori shqiptar Artim Pollozhani (nga minuta e 85-të).
DY GOLAT E KASTRATIT
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futrbollit, Bekim Kastrati realizoi një dygolësh në takimin Oberhausen-Fortuna Duseldorf (2-2). Kastrati pasi barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 30-të (gol me kokë pas goditjes nga kendi) e udhëhoqi ekipin e tij, Fortunën, në minutën e 44-t, 2-1, por vendasit e Rot-Vajs Oberhauzenit barazuan në minutën e 50-të Krauze. Krastati, njëherësh edhe lojtari më i mirë i takimit i dha pikën e cmuar në transfertë skuadrës së tij. Fortuna Duseldorf tashmë ndodhet në vendin e dytë me 20 pikë pas 10 ndeshjesh në Ligën Rajonale të Veriut.
BUNJAKU, GOL MADHËSHTOR
Kosovari Albert Bunjaku shënoi nja nga dy golat e skuadrës së tij, Rot Vajs Erfhurt në fitoren me amatorët e Verder Bremenit (2-1). Bunjaku shënoi me anë të një goditje me kokë në fluturim e sipër në minutën e 26-të, që ishte dhe goli i parë i ndeshjes. Bunjaku u zëvendësua në minutën e 81-të nga Jabiri. Siti i klubit e cilësson një fitore e rëndësishme.
DOPIETA e GJASULËS
Jurgen Gjasula në kampionatin zviceran shënoi dy gola në fitoren 5-3 të St.Gallen me rivalët e Grasshopers (59', 84'), që ishin edhe dy golat e fundit të shënuar nga ekipi i tij para 8500 shikuesve. Shqiptari me pasaportë gjermane, Gjasula, i clili luajti për 90 minuta u ndëshkua edhe më një karton të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›