“Kupa”, FSHF përjashton tri skuadra inferiore

Tre ekipe futbolli, Delvina, Maliqi, Përparimi, u përjashtuan nga Kupa e Shqipërisë së këtij edicioni dhe u përjashtuan gjithashtu edhe nga aktiviteti i Kupës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm. Të tre klubet nuk u paraqitën në ndeshjet e turit të dytë duke paraqitur si arsye pamundësinë financiare. Delvina nuk udhëtoi në Rrogozhinë kundër Egnatias, Maliqi nuk u paraqit në Fushë-Krujë dhe Përparimi i Kukësit nuk denjoi të shkonte në Sarandë për t'u ndeshur me Butrintin. Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës nuk e quajti të pranueshëm këtë argument dhe i ndëshkoi në bazë të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.