Socialistët bashkë me LZHK kundër demokratëve
29/01/2005 Debate në Bashki
Forca e kartonit ka bërë që të dështojnë të gjitha
përpjekjet e grupit të këshilltarëve demokratë, duke u
mohuar atyre të drejtën e argumentimit të ankesave.
Socialistët, të mbështetur nga këshilltarët e LZHK, i
kanë dhënë fund mbledhjes jashtë radhe të këshillit
të bashkisë së Durrësit ende pa nisur debati, për të
cilin ishte mbledhur këshilli. Demokratët kanë
kërkuar në bazë të rregullores së miratuar dhe ligjit
“Për funksionimin e qeverisjes vendore” të zhvillojnë
një seancë debat lidhur me mosdërgimin e vendimit
nr.17, datë 9.3.2004 “Për uljen e taksës vendore për
biznesin e vogël”, gjë që i ka shkaktuar këtij
biznesi një dëm prej 40 milionë lekë gjatë vitit të
kaluar. Demokratët kanë gjykuar se shkaktar i fshehjes
së vendimit dhe mosdërgimit të tij në zyrën e
tatim-taksave është kryetari i këshillit Edmond Agolli
dhe sekretari i këshillit Astrit Hysi, duke kërkuar
edhe shkarkimin e tyre. Kërkesa është nënshkruar nga
të gjithë anëtarët e grupit të PD, ndërsa kryetari i
grupit, Seit Kërtusha, ka afruar si bazë ligjore për të
denoncuar abuzimet e Agollit dhe Hysit, udhëzimin e
Ministrisë së Financave nr.4, datë 27.1.2003, në të
cilin theskohet se këshilli i bashkisë apo komunës
duhet të informojë tatimpaguesit, në të cilët zbatohet
niveli i taksës, jo më vonë se data 15 dhjetor e vitit
pararendës. Socialistët i kishin bërë që para
mbledhjes numrin e kartonave të mjaftueshëm për të
rrëzuar çdo kërkesë të demokratëve. Mungesa e
këshilltarit të LSI-së i deklaruar kundër pozicionimit
në të njëjtin krah me PS-në, është kompensuar me 3
këshilltarë të LZHK-së, që kanë bashkuar votën me PS
pa filluar seanca e debatit.