Abramovic Kosova te jete e pergatitur per negociata te mundshme politike me Serbine
Keida Kostreci
Une gjithashtu mendoj se ka ardhur koha qe Kosova te marre gjerat ne dore vete dhe per dy vjet une besoj se perendimi duhet te largohet qe atje te vazhdoje te jape ndihmen teknike qe i duhet qeverise se Kosoves. Keshtu Kosova duhet te beje gabimet e veta dhe te mos beje pergjegjese per cdo gje perendimin.
Nje ekspert dhe ish-diplomat i njohur amerikan thote se Kosova dhe perendimi duhet te jene te pergatitura per hapat qe duhet te ndermerren pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e deklarates se pavaresise se Kosoves. Ambasadori Morton Abramovic ekspert ne Fondacionin Century thote se nje nga skenaret me te cilat mund te perballet Kosova mund te jene negociatat politike te propozuara nga serbet me mundesine e diskutimit te fatit te rajoneve serbe te veriut.
Zeri i Amerikes Ambasador Abramowitz muajin e ardhshem Gjykata Nderkombetare e Drejtesise pritet te publikoje opinionin e saj mbi ligjshmerine e deklarates se pavaresise se Kosoves. Si mendoni se do te ndikoje ky opinion ne poziten e Kosoves ne bote si edhe qendrimin e vendeve te tjera ndaj Kosoves
Amb. Morton Abramovic Cilido qofte vendimi do te kete ndikim. Ne nuk e dime se cili do te jete ky vendim por nese eshte ne favor te Kosoves do te sillte si rezultat shume me teper njohje gje qe do te ishte shume pozitive. Megjithate kjo nuk do te thote se patjeter do te zgjidhje problemin e hyrjes se Kosoves ne Kombet e Bashkuara per shkak te vetos ruse. Nese Gjykata vendos ne favor te Serbise nuk besoj se do te kete ndonje ndikim tek pavaresia e Kosoves. Mund te humbe njohjen nga nje ose dy vende ...Nese opionini qe nxjerr Gjykata krijon nje situate pak a shume te pandryshuar do te ishte nje humbje per Serbine dhe kur Serbia ta pranoje qe situata mbetet e pandryshuar do te thote qe vende te tjera do ta njohin Kosoven me nje ritem edhe me te shpejte. Dhe nje gje e tille une besoj se do te sillte si rezultat nje rishqyrtim te politikes serbe ndaj Kosoves dhe eshte kjo pjese e problemit qe eshte nje vendim qe duket se nuk shprehet ne mbeshtetje te asnjeres pale qe lejon mundesine e negociatave te reja. Une besoj se nese vendimi i gjykates eshte i tille Serbia do te kerkoje negociata te reja me Kosoven. Nuk do te behet fjale per negociata teknike sic po flitet per pasaporta dhe dogana por do te jene ne fund te fundit negociata per kater distriktet e veriut te Kosoves. Te pakten keshtu mendoj une. Nje gje qe e degjova shpesh gjate vizites sime dyditore ne Beograd para dy javesh ishte e para qe Serbia nuk do ta njohte Kosoven cfaredo marreveshjeje te behej por nga ana tjeter Serbia nuk mund ta lere Kosoven me duar bosh. Mund te behet fjale per nje pozicion negociatash eshte nje qendrim i veshtire por degjova shume te flitej per kete ne ate kohe te shkurter qe isha ne Serbi.
Zeri i Amerikes Pyetja ime pasuese eshte pikerisht per keto ceshtje teknike...
Amb. Morton Abramovic Ceshtjet teknike jane te dobishme jane te rendesishme per njerezit sepse prekin jeten e perditshme te njerezve por nuk zgjidhin ceshtjen me te gjere te marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves. Pyetja qe shtrohet eshte a do te kete negociata me thelbesore dhe kjo eshte ende e paqarte. Une po them qe parashikoj - dhe mund ta kem edhe gabim - qe Serbia do te kerkoje negociata me serioze per distriktet veriore qe jane pothuajse plotesisht te banuara dhe te kontrolluara nga serbet. Ata e quajne nje rregullim territori. Tani cdo gje varet nga opinioni i Gjykates por mendoj se Serbia po mendon se cfare te beje pas ketij opinioni. Mendimi im eshte qe edhe qeveria e Kosoves po ben te njejten gje. Une shpresoj qe edhe qeverite perendimore Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te jene duke analizuar situaten dhe menyren sesi do te reagojne me llojin e vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Zeri i Amerikes Shtetet e Bashkuara kane thene se opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nuk do te kete asnje ndikim ne qendrimin politik te Uashingtonit pasi ky qendrim eshte shprehur me mbeshtetjen dhe njohjen e pavaresise se Kosoves...
Amb. Morton Abramovic Nuk do te ndryshoje gje ne qendrimin e vendeve qe e kane njohur pavaresine - megjithese disa prej tyre mund te ndryshojne mendje. Kosova mbetet nje vend i pavarur me nje baze te gjere mbeshtetjeje nga Evropa Shtetet e Bashkuara dhe nje numer vendesh te tjera. Por nje gje e tille nuk e mbyll ceshtjen. Une parashikoj qe nga ana e Serbise te kete nje interes per te filluar negociata te tjera mbi natyren thelbesore te marredhenieve. Mendoj se do te jete shume e veshtire ne te ardhmen e afert . Por nese ata fillojne te diskutojne per ato distrikte ne veri te Kosoves do te ngriheshin ceshtje te ndryshme dhe shume te rendesishme per ate qe do te ndodhe mes Serbise dhe Kosoves. Mund edhe te mos ndodhe gje dhe mund te krijohet ajo qe zyrtaret serbe e quajne konflikt te ngrire nje marredhenie e papercaktuar mes Serbise dhe Kosoves. Por Serbise nuk do ti pelqente edhe aq shume nje gje e tille sepse moszgjidhja e marredhenies me Kosoven e ben te veshtire per ta qe te vazhdojne procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pra une mendoj se pas opinionit do te kete nje prirje te Serbise qe te diskutoje per te ardhmen afatgjhate dhe jo thjesht detyrat e doganes pasaportat apo patentat.
Zeri i Amerikes Eshte e qarte qe Serbia do ta preferonte ndarjen e Kosoves por a mendoni se nje teze e tille ka ne realitet shans per sukses duke pasur parasysh se kjo nuk eshte vetem ne doren e Serbise. Pra ndersa si alternative mund te jete ne tryeze por a ka shans qe te konsiderohet
Amb. Morton Abramovic Une personalisht shpresoj qe jo. Mendoj qe hapja e nje diskutimi te tille do te ishte shume i rrezikshem per gjithe rajonin. Nga ana tjeter ka vende qe jane ne favor te ndarjes dhe ne fund te fundit shumica e banoreve te atyre distrikteve jane serbe dhe ata asnjehere nuk jane qeverisur nga Kosova. Perendimi qe nga viti 1999 kur moren kontrollin nuk ka bere asgje per ta integruar ate pjese nen qeverisjen e Kosoves. Pra serbet do ta paraqesin argumentin qe ka nje baze te forte per ndryshimin e kufijve. Sigurisht qe nje gje e tille do te hapte diskutime te tjera. Per shembull ideja qe Lugina e Presheves qe bashkohet me Kosoven. Por une nuk po them qe kjo do te ndodhe. Po them qe vendimi i Gjykates ne varesi te natyres qe do te kete hap ceshtje me te medha sesa ato te patentave per makina. Une po them vetem qe Perendimi dhe qeveria e Kosoves duhet te jene te pergatitur per reagimin ndaj nje mundesie te tille.
Zeri i Amerikes Si e shihni marredhenien mes Kosoves dhe Serbise ne te ardhmen duke pasur parasysh se sido qe te vazhdoje diskutimi per ndarjen dhe pavaresine keto dy vende do te jene fqinje
Amb. Morton Abramovic Duhet te kemi disa gjera parashysh E para eshte qe asnje politikan serb nuk do qe te dentifikohet si politikani qe njohu pavaresine e Kosoves pasi te gjithe kane frike se nuk do te zgjidhen. Edhe nese mendojne se Serbia eshte gati ta ktheje faqen ne lidhje me Kosoven eshte shume e veshtire politikisht qe te behet njohja. Keshtuqe une nuk shoh asnje politikan serb ne te ardhmen e afert te njohe Kosoven. Por nuk besoj se ky qendrim automatikisht ndalon hyrjen e Kosoves ne Kombet e Bashkuara apo nese Serbia do te perpiqet te pengoje anetaresimin e Kosoves me ndihmen e miqve te saj ruseve. Por per te ardhem e afert dhe deri kur disa politikane serbe te jene te gatshem te thone se kane hequr dore nga Kosova ne duhet te njohim dhe te gjejme nje forme marredheniesh normale. Por derisa kjo te ndodhe dhe nuk e di a do te ndodhe apo jo do te kemi situaten ku Serbia vazhdon te mos e njohe Kosoven. Dhe kjo shkakton problem per aspiratat serbe per Bashkimin Evropian. Prandaj kur dhe si do ti balancojne keto te dyja eshte nje problem i madh dhe kjo eshte nje arsye pse une mendoj qe Serbia do te jete e interesuar per negociata me Kosoven per te ardhmen e marredhenieve te tyre thjesht sepse se pari do ta shohin poziten e tyre ne lidhje me njohjet te perkeqesohet dhe si rezultat edhe aftesite e tyre negociuese. Prandaj mendoj se nga perspektiva serbe nje vendim i Gjykates qe nuk ndryshon gje i le ata ne nje pozite te veshtire.
Zeri i Amerikes Nese e shohim me kete sy duket se Serbia ka me shume per te humbur nga nje situate e papercaktuar duke pasur parasysh integrimin ne Bashkimin Evropian. ..
Amb. Morton Abramovic Po por edhe Kosova nuk futet dot ne Kombet e Bashkuara ka veshtiresi te stabilizoje situaten. Edhe ata Kosova duan qe te ndertojne nje shtet te suksesshem dhe kane ende shume per te bere ne kete drejtim. Kosova ende qeveriset nga perendimi Ata akoma qeverisen nga perendimi. Prandaj edhe Kosova ka interes te kete nje marredhenie te mire me Serbine. Nga ana tjeter mendoj se keni te drejte kur thoni se interesat e Serbise do te ndikohen me shume nese situata mbetet ketu ku eshte.
Zeri i Amerikes Me situaten aktuale kur Serbia nuk ka dhene ndonje shenje se do te ndryshoje qendrim si e shihni skenarin e procesit te afrimit te Serbise me Bashkimin Evropian
Amb. Morton Abramovic Pikerisht ky eshte mendimi im qe duke propozuar negociata ata duan te japin pershtypjen se po bejne disa hapa. Ata i shohin negociatat si rrugen me te mire per te ruajtur situaten qe eshte ne Serbi ndoshta te bejne perparim ne distriktet serbe te Kosoves dhe te arrijne nje marreveshje qe megjithese nuk do ta njohin pavaresine te arrijne nje marreveshje me Kosoven qe te konsiderohet e mjaftueshme per te lejuar hyrjen e Serbise ne Bashkimin Evropian.
Zeri i Amerikes Ju vete a mendoni se negociata te tilla do te ishin dicka pozitive
Amb. Morton Abramovic Une mendoj se jane disa gjera qe mund te behen por gjithashtu mendoj se situata duhet pare jo thjesht si nje situate qe ka te beje me Kosoven dhe Serbine. Duhet pasur parasysh se cfare po ndodh ne Maqedoni dhe Bosnje. Pra cfaredo qe te ndodhe mes Serbise dhe Kosoves do te kete ndikim tek Bosnja dhe Maqedonia. Prandaj nga nje kendveshtrim perendimor menyra sesi do te veprohet nese keto zhvillime ndodhin duhet te shihet duke pasur parasysh gjendjen ne rajon. Duhet pasur gjithashtu parasysh se shume vende evropiane duan qe Serbia te anetaresohet ne Bashkimin Evropian ashtu si te gjithe ne. Keshtu ata do te jene te interesuar qe te gjejne rruge qe ta bejne me te mundur hyrjen e Serbise ne Bashkimin Evropian. Prandaj une nuk do te mendoja automatikisht situaten si statike. Prandaj do te thoja qe negociatat mes dy paleve - sic kishte parashikuar Ahtisaari per te ardhmen e marredhenieve - jane nje skenar shume i mundshem. A do ta pranoje perendimi dhe Kosova nje gje te tille apo jo eshte dicka qe ata duhet ta mendojne.
Perendimi duhet te shikoje rruget per te permiresuar situaten dhe duhet ta shohe ne nje menyre te tille qe stabiliteti i rajonit te mos rrezikohet. Prandaj ata duhet te konsiderojne te gjitha alternativat si per shembull ndarje cfare eshte e gatshme Serbia te ofroje cila eshte marredhenia mes Serbise dhe Kosoves cili eshte ndikimi i cfaredolloj marreveshjeje tek Maqedonia. Te gjitha keto jane shume te rendesishme. Une nuk dua te hyj ne detaje. Une po perpiqem te sugjeroj qe vendimi i gjykates mund te hape nje diskutim shume me te gjere sesa thjesht patenta dhe pasaporta.
Zeri i Amerikes Ju permendet stabilitetin e rajonit dhe me pare ju keni shprehur shqetesimin se fakti qe vendet e Bashkimit Evropian nuk kane nje qendrim te unifikuar per Kosoven ka ndikim ne kete stabilitet...
Amb. Morton Abramovic Do ti pergjigjem pyetjes suaj vetem ne pergjithesi pa hyre ne hollesi Nje marreveshje do te duhej te parashikonte qe Kosova te vazhdonte si nje shtet i pavarur qe te perparoje dhe te mos pengohet. Se dyti duhet te jete e ndertuar ne menyre te tille qe te mos demtoje stabilitetin e Maqedonise. Pra natyra e e negociatave duhet te jete e tille qe te respektoje pavaresine e Kosoves teresine territoriale te saj dhe te mos kete ndonje ndikim negativ tek fqinjet si edhe ti lejoje Serbise te marre hapa qe te lehtesojne hyrjen e saj ne Bashkimin Evropian.
Zeri i Amerikes Ne kohen qe ju ishit per vizite ne Kosove EULEX-i po ndermerrte operacione ndaj dyshimeve per perfshirje te zyrtareve te larte ne korrupsion. Cili eshte mendimi juaj per kete dukuri shqetesuese ne Kosove
Amb. Morton Abramovic Te gjithe njerezit qe kam takuar ne Kosove mendojne se shkalla e korrupsionit atje eshte shume e larte. Korrupsioni po e ve ne rrezik Kosoven nuk po lejon Kosoven qe te behet nje shtet modern dhe normal dhe duhet marre masa per ta luftuar. Kjo dukuri e demton poziten morale te Kosoves. Dhe Kosova nuk eshte i vetmi vend me korrupsion. Te gjitha vendet e tjera Serbia Maqedonia Bosnja kane korrupsion por gjithsesi Kosova duhet te merret me zgjidhjen e ketij problemi. Une nuk mendoj qe ata e kane bere nje gje te tille. Besoj se ky eshte nje problem shume i rende. Nuk e di se cfare kane bere qe kur kam ikur une. E di qe po merreshin me ato raste po mesa duket asgje nuk ka ndodhur. Ky problem duhet te zgjidhet. Une gjithashtu mendoj se ka ardhur koha qe Kosova te marre gjerat ne dore vete dhe per dy vjet une besoj se perendimi duhet te largohet qe atje te vazhdoje te jape ndihmen teknike qe i duhet qeverise se Kosoves. Keshtu Kosova duhet te beje gabimet e veta dhe te mos beje pergjegjese per cdo gje perendimin. Ne vitin 2012 do te jene bere 13 vjet dhe une besoj se Kosova mjaft ka qene koloni.
Zeri i Amerikes Me shume se dy vjet pas pavaresise si do ti permblidhnit zhvillimet qe kane ndodhur ne Kosove
Amb. Morton Abramovic Une gjithmone e kam mbeshtetur me force pavaresine e Kosoves dhe gjithmone kam menduar se duhej te ndodhte. Mendoj se po ndodhin gjera pozitive por besoj se ende nuk e kane krijuar nje shtet efektiv dhe mendoj se ky eshte problemi kryesor. Mendoj se ata duhet te ngrene nje shtet efektiv me shtet ligjor. Duhet ta bejne sa me shpejt te jete e mundur dhe besoj se shanset jane me te medha qe ta bejne nje gje te tille nese Kosove i merr ne dore vete punet e veta me ndihme nga perendimi por jo perendimi te kete kontrollin e vendit. Objektivi kryesor i perendimit eshte stabiliteti dhe jo domosdoshmerisht demokracia dhe shoqeria e hapur. Ata do te donin qe kjo te realizohej por ata jane me shume te interesuar per stabilitetin me mbrojtjen e enklavave serbe. Pikepamja ime eshte qe ka ardhur koha qe Kosova te qeverise vetveten dhe duhet ta bejne kete brenda 3 vjeteve te ardhshem.
1 Korrik 2010