E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sotiri” rikthehet në Korçë



Qendra Kulturore “Lindart & Anima” dhe Bashkia Korçë zhvillojnë për të tretin vit me radhë Konkursin Ndërkombëtar për Fotografë të Rinj “SOTIRI”. Ditën e shtunë, në orën 12:00, në galerinë “Guri Madhi” do të zhvillohet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konkursit, që për këtë vit vërtitet rreth temës “Përballje me Frikën”, kuruar nga artistja Paula Muhr. Artistë shqiptarë e të huaj ofrojnë trajtimet e tyre fotografike mbi këtë temë. Për të promovuar vlerat e fotografisë shqiptare dhe për të ndërtuar një traditë të re të zhvillimit dhe promovimit të saj, çdo pranverë artistë nga vende të ndryshme të botës, mblidhen në një ekspozitë dhe në një panel diskutimi në qytetin e Korçës. Aktiviteti mban emrin e fotografit korçar Kristaq Sotirit (1883-1970), i cili u formua si fotograf në studion Steckel në SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›