Ramsey do të kthehet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka marrë lajme të mira nga Khalid Baloch rreth lëndimit të rëndë të Aaron Ramsey. Kirurgu, i cili kishte operuar sulmuesin e Arsenalit, Eduardo, beson se Ramsey do të rikuperohet pas këmbës së thyer në ndeshjen kundër Stoke të shtunën.
Mesfushori 19 vjeç ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë pas ndërhyrjes nga mesfushori i Stoke, Ryan Shawcross dhe është operuar me sukses të shtunën në mbrëmje. Khalid Baloch ishte kirurg në spitalin Selly Oak në Birmingham kur Eduardo theu këmbën në rrethana të ngjashme pas ndërhyrjes nga Martin Taylor.
Reprezentuesi kroat është kthyer në fushë pas një viti dhe Baloch, i cili lëndimin e Ramseyt e ka parë vetëm në fotografi, beson se talenti uellsian do të kalojë fazë të njëjtë të rehabilitimit.
“Do të jetë situatë e ngjashme për stafin e Arsenalit. Nëse shikoni fotografitë, është e ngjashme me Eduardon. Stafi mjekësor i Arsenalit e kanë parë këtë lëndim edhe më parë, andaj do t’ua freskoj kujtesën. Pres që Ramsey të kalojë fazë të njëjtë të rehabilitimit dhe të luajë përsëri”, deklaroi Baloch për tabloidin anglez Daily Mirror.