Ramsey huazohet në Cardiff

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:50
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey është kthyer te ish klubi i tij Cardiff në formë huazimi për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ylli i ri uellsian, i cili i kushtoi Arsenalit 5 milionë funte në verën e vitit 2008, është në përpjekje të rikthehet në formë të mirë fizike pas frakturës në këmbë dhe së fundmi kaloi një periudhë huazimi te Nottingham Forest.
“Mendoj se huazimi i Ramseyt në Cardiff do t’i ndihmojë atij të paraqitet në vazhdimësi dhe të kthehet në formë të mirë fizike”, tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.