Sulmi kamikaz, të paktën 50 të vdekur
Kirkuk - Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas një sulmi kamikaz në qytetin verior të Irakut, Kirkuk. Burime policore kanë bërë të ditur për mediat se sulmi është kryer në një restorant të mbushur plot me njerëz, gjë kjo që përveç viktimave ka shkaktuar plagosjen edhe të paktën 120 personave të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.