E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rangnick i lodhur, largohet nga Schalke

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 15:11

Ralf Rangnick është larguar nga posti i trajnerit të Schalke 04 dhe përmendi lodhjen si arsyen për vendimin e tij.

Ai u bë trajneri i dytë i një skuadre nga Bundesliga i cili largohet nga detyra gjatë kësaj jave pas shkarkimit të Michael Oenningut nga Hamburgu.

“Pas konsiderimit të gjatë, kam ardhur në përfundim se më nevojitet një pushim. E kisha jashtëzakonisht të vështirë të marr një vendim si ky por energjia ime aktuale nuk është e lartë sa duhet dhe po e marr këtë hap në dobi të ekipit” tha Ragnick i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi Schalken drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve dhe triumfit në Kupën e Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›