E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,mbërrijnë vëzhguesit e parë të ODIHR-it

Në Maqedoni ka nisur të mbërrijnë vëzhguesit e parë të misionit vëzhgues të ODIHR-it të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore dhe presidenciale të 22 marsit. Sipas njoftimeve të kësaj organizate, deri të premten pritet të bëhet hapja zyrtare e misionit vëzhgues me selinë në Shkup, ku do të mbërrijë edhe ambasadori dhe shefi i këtij misioni, ambasadori amerikan Piter Ajker dhe dhjetëra ekspertë për ligjshmërinë juridike. "Dhjetëra ekspertë dhe analistë politik, zëvendësshefi i misionit dhe stafi tjetër këtë javë pritet të mbërrijë në Maqedoni. Më pastaj pritet të radhiten edhe 24 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të shpërndahen në rajone të caktuara, ndërsa 300 vëzhguesit afatshkurtër do të mbërrijnë në Maqedoni, disa ditë para zgjedhjeve", ka theksuar zëdhënësi i misionit të ODIHR-it, Jens Eshenbaher. Misioni vëzhgues i ODIHR-it do të fillojë misionin e vëzhgimit të aktiviteteve të partive dhe medieve para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore më 2 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›