E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran,kujtohet 30-vjetori i Revolucionit Islamik

Irani ka qenë përgjithësisht i izoluar pas Revolucionit Islamik
Të martën Irani feston 30-vjetorin e revolucionit që çoi në rrëzimin e regjimit të Shahut.Do të ketë disa aktivitete në të gjithë vendin, përfshirë edhe një tubim në Teheran, ku do të flasë edhe presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Pritet që të ketë edhe kritika, ndonëse ato nuk pritet të shfaqen hapur. Irani ka siguruar pavarësinë e tij të plotë, por kostoja e kësaj ka qenë izolimi i vazhdueshëm ndërkombëtar. Liritë politike dhe të drejtat e njeriut janë të kufizuara. Ekonomia po has shumë vështirësi si rezultat i sanksioneve, por edhe i keqadministrimit. Shumë iranianë e kanë të vështirë të sigurojnë jetesën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›