Rapidi: “Vllaznia, aspak e lehtë për tu kaluar”
Rapidi i Vjenës mund të jetë kundërshtari i Vllaznisë, nëse skuadra shkodrane do të eliminojë irlandezët e Sligo Rovers në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Nënkampionët e Austrisë e kanë pritur jo pa shqetësim këtë fakt. “Parimisht, përballja me të dy kundërshtarët është një detyrë e vështirë”, - citohet drejtori sportiv i Rapidit, Alfred Hërtnagl, nga faqja austriake nachrichten.at. “Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, ku te Sligo Rovers ka shumë legjionarë nga Britania e Madhe e ky ekip nuk duhet të nënvlerësohet aspak. Nga ana tjetër, edhe ndaj një klubi me tradita e nëntë herë kampion i Shqipërisë, si Vllaznia, nuk do të jetë për të kaluar më tej”. Gazeta e madhe austriake “Die Presse” i ka shoqëruar deklarimet e Hërtnaglit edhe me një skedë informative të Vllaznisë: “U kualifikua si nënkampione (64 pikë) pas Tiranës (68). Vetëm në javën e fundit
e humbi titullin me Tiranën (1-2), në titullin e shtatë të kësaj të fundit nga viti 2001”. Gjithsesi, edhe ndonjë pasaktësi e vogël. “Ylli i ekipit të trajnerit Dervish ‘Deda’ Hadziosmanovic ishte Xhevahir Sukaj, i cili u huazua gjatë dimrit dhe deri në përfundim të sezonit shënoi 14 gola (në fakt 10, ishte Sinani ai që realizoi 14 gola)”, - shkruan “Die Presse”. Gazeta bën edhe ironi: “Një vit më parë Vllaznia u eliminua në turin e dytë kualifikues të Kupës UEFA me rezultatin e përgjithshëm 0-8 nga Napoli”. Vllaznia e Dinamo, dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen me dy klube të Europës veriore, përkatësisht Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës. Flamurtari, fituesi i Kupës së Shqipërisë, nga ana e tij në turin e dytë kualifikues po të Ligës së Europës, do të përballet me fituesin e çiftit me numër 17 në turin e parë kualifikues Motheruell (Skoci)/Llanelli (Uells). Ku ishte verdikit i shortit inaugurues të kompeticionit më të ri ndërkombëtar të UEFA-s, të zhvilluar në Nion të Zvicrës, e të udhëhequr nga vetë presidenti i qeverisë së futbollit evropian, francezi Mishel Platini. Shorti i turit të tretë kualifikues do të hidhet, më 17 korrik (13:30). Finalja e Ligës së Europës do të luhet në stadiumin “Arena Hamburg” në Hamburg të Gjermanisë, më 12 maj 2010.
SHQIPTARET NË EUROPË
Liga e Kampioneve
Turi i dytë eliminator
Tirana-Stabek
Liga e Europës
Turi i parë eliminator
Sligo Rovers- Vllaznia
Lahti-Dinamo
Turi i dytë eliminator
Flamurtari-Moteruoll/Lanel
NDESHJET E FUNDIT
2008-2009, Kupa UEFA
Turi I:
Koper-Vllaznia 1-2 0-0
Turi II:
Vllaznia-Napoli 0-3 0-5
“Do K. Ronaldon,
paguaj 1 mld euro”
Reali i Madridit vazhdon me “çmenduritë”, duke vendosur një klauzolë prej 1 miliard eurosh për prishjen e kontratës së Kristiano Ronaldos. Lajmin e publikoi gazeta sportive spanjolle “Marca”. Në fakt, të hënën, gazeta tjetër sportive “As”, kishte shkruar se klauzola e prishjes së kontratës ishte 200 milionë euro. Në të vërtetë nuk ekziston një njoftim zyrtar në lidhje me këtë fakt nga klubi madrilen. Reali pagoi 94 milionë euro për ta blerë Ronaldon nga Mançester Junaitid dhe dëshiron ta blindojë lojtarin.
Çelsi, 30 milionë
euro për Maikonin
Karlo Ançeloti nuk tërhiqet për sulmuesin e Milanit. Çelsi është gati të ofrojë Drogbanë plus një shumë parash për të bërë të vetin sulmuesin e talentuar brazililan, Pato. Ndërkohë që për Maikon në Londër është gati të një valixhe me 30 milion euro. Edhe Andrea Pirlo vazhdon të jetë në shënjestër të klubit të Roman Abramoviçit. Andrea Shevçenko u bashkua me “Blutë” në pritje të Romës. Nga ana tjetër Robin Van Persi rinovoi kontratën edhe për katër vjet me Arsenalin.
Luis Fabiano:
“Milan? Një ëndërr”
“Të luaja te Milani për mua do të ishte një ëndërr”. E pranon pa asnjë mëdyshje, Luis Fabiano, ndërkombëtari brazilian, aktualisht në forcë me Seviljen. Gjatë një interviste për “Sky”, sulmuesi që ndëshkoi me një dopjetë Italinë nuk e fshehu aspak dëshirën e tij për të veshur bluzën kuqezi. “Është një klub i nivelit të parë, një mundësi e jashtëzakonshme”. Mund të shpresojë, por për momentin, Luis Fabiano ka një kontratë deri në vitin 2011 me Seviljen.
Juve shet Melbegurn
te Olimpiakos
Olof Melberg tashmë është një lojtar i Olimpiakosit. Juventusi e shiti te klubi i famshëm grek për një shifër prej 2.5 milionë euro, që do të paguhet me dy këste. Operacioni, sipas komunikatës së klubit bardhezi, do të gjenerojë një shifër të kënaqshme për bilancin e sezonit 2009-2010, pasi mbrojtësi suedez u ble në fakt sezonin e kaluar nga Aston Vila në parametra zero.
24 Qershor 2009