Rapidi i Vjenës Shpërthen Salihi, dy gola në fitoren 3:1
Ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Rapidin e Vjenës dhe e ka justifikuar plotësisht besimin e trajnerit Pakult. Hamdi Salihi vazhdon të paraqitet në mënyrë të shkëlqyer në kampionatin austriak, duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren 3:1 që skuadra e tij arriti në derbin vjenez përballë Viener Neustadt. Miqtë kaluan të parët në avantazh, në të 25-n me Kurtisin, por festa e tyre zgjati pak, pasi në podium u ngrit sulmuesi kuqezi, i cili barazoi rezultatin vetëm 60 sekonda më pas. Salihi shënoi edhe në minutën e 88, kur rezultati ishte 2:1 për të besuarit e Pakult, që pak çaste më parë kishin kaluar në avantazh me Soman. Shkodrani ngjitet në kuotën e pesë golave në "tipp3-Bundesliga", pas nëntë javëve të luajtura. Aktualisht, 25-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Rapidit, përpara Hofman (4) e Trimel (3).
E.K.
E.K.