Raport për largimet nga puna dhe për procesin zgjedhor
06/08/2009 Partia Socialiste ankohet te ndërkombëtarët për dy çështje
Dade: Vendimi politik për zgjedhjet pas fjalës së OSBE–ODHIR-it
Partia Socialiste shfaqet në korrespondencë të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar. Kështu, veç raportit të saj mbi procesin zgjedhor, tashmë kupola rozë ka bërë me dije për diplomacinë e huaj dhe rastet ku përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse kanë larguar nga puna përkrahës të PS-së thjesht dhe vetëm për motive politike. Për të dyja këto çështje ishte sekretarja për marrëdhëniet me jashtë pranë PS-së Arta Dade që gjatë një komunikimi me mediet dha të dhënat e sakta mbi secilën prej tyre. “Ripërsëris denoncimin tonë publik lidhur me largimet nga puna për arsye thjesht politike të mbështetësve të Partisë Socialiste. Ky akt i paprecedent për një shoqëri demokratike tregon edhe një herë mentalitetin e vjetruar të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në nivel lokal dhe qendror”, - u shpreh Dade. Sipas saj, dy ditë më parë struktura të specializuara të Ministrisë së Financave vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mbështetësit e Partisë Socialiste, pa kursyer as kandidatët për deputetë. “Ne këto shqetësime i kemi ndarë me përfaqësuesit e nderuar ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse dhe është konstatuar se lista e mbështetësve të Partisë Socialiste të larguar nga puna thjesht për motive politike, madje që javën e parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, rezulton të jetë edhe më e madhe sesa ajo që i është vënë në dispozicion trupit diplomatik nga ana e Partisë Socialiste”, - vuri në dukje deputetja socialiste. Gjithashtu Dade garantoi asistencë ligjore për të gjithë të larguarit nga puna për motive politike. Ndërkohë, ndalur te procesi zgjedhor, sekretarja socialiste bëri me dije se “Partia Socialiste, ashtu sikurse ka vepruar në vazhdimësi në të gjitha veprimet e saj politike, ka vënë në dispozicion të partnerëve tanë ndërkombëtarë një material, i cili tregon të gjitha parregullsitë e konstatuara nga përfaqësuesit tanë para fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale, ditën e votimit dhe pas votimit, pra përkatësisht në kohën që numëroheshin votat”. Dade nënvizoi se “presim me qetësi raportin përfundimtar të OSBE–ODHIR-it për të pasur më në konsideratë atë çka ata do të shprehin, por gjithsesi edhe për të artikuluar veprimin tonë politik”. Po kështu, referuar raportit të PS-së, Dade u shpreh se “kam qenë këto ditë në takime me përfaqësues të trupit diplomatik dhe sigurisht materiali që ne u kemi vënë në dispozicion është duke e studiuar prej tyre, njëkohësisht materiali u është dërguar të gjithë partnerëve edhe parlamenteve, sikurse është Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, përfshirë këtu edhe partnerët tanë të grupimeve socialiste dhe socialdemokrate brenda këtyre organizmave”.
Procesi zgjedhor
“Partia Socialiste, ashtu sikurse ka vepruar në vazhdimësi në të gjitha veprimet e saj politike, ka vënë në dispozicion të partnerëve tanë ndërkombëtarë një material, i cili tregon të gjitha parregullsitë e konstatuara nga përfaqësuesit tanë para fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale, ditën e votimit dhe pas votimit, pra përkatësisht në kohën që numëroheshin votat”. Dade nënvizoi se “presim me qetësi raportin përfundimtar të OSBE–ODHIR-it për të pasur më në konsideratë atë çka ata do të shprehin, por gjithsesi edhe për të artikuluar veprimin tonë politik.”
Apeli i PS-së
“I bëj thirrje Sali Berishës që në rast se nuk është ai që e ka dhënë këtë urdhër për largimin e mbështetësve të PS-së, t’i udhëzojë përfaqësuesit e tij në nivel lokal të rikthejnë urgjentisht në punë të gjithë ata që janë larguar për motive thjesht politike, për shkak të mbështetjes së Partisë Socialiste apo të përfaqësimit të saj në nivel komisionerësh dhe të grupeve të numërimit. U garantojmë asistencë ligjore dhe mbështetje deri në rifitimin e së drejtës së tyre.”