Mjeku, korrupsion dhe pastrim parash
Mjeku urolog, Kastriot Dautaj, ka kryer korrupsion dhe pastrim parash, duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për mjekun e njohur, duke i atribuuar disa akuza si korrupsion pasiv nëpërmjet përfitimeve të paligjshme nga detyra si kirurg-urolog dhe pastrim parash. Për akuzën e dytë, hetuesit kanë gjetur të dhëna se të hollat në llogaritë bankare të mjekut nuk ishin të deklaruara. Oficerët e policisë gjyqësore kanë llogaritur rrogën dhe përfitimet e Dautajt si mjek dhe të ardhurat nga aktiviteti i ligjshëm nuk justifikonin depozitat në disa banka, të cilat kapnin shumën e 640 mijë dollarëve. Paratë janë vendosur nën sekuestro paraprake deri në një vendim të formës së prerë. Nëse gjykata e shpall të pafajshëm, Dautaj do të ketë të drejtë për shumën e bllokuar. Nëse shpallet fajtor për akuzat, paratë do t‘i kalojnë shtetit. Gjithsesi, burimet nga prokuroria, deklarojnë se kanë vërtetuar se paratë e depozituara në bankë nga mjeku Dautaj janë fituar në mënyrë të paligjshme.
Korrupsioni
Hetuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se urologu Kastriot Dautaj ka abuzuar me detyrën dhe u ka marrë ryshfet klientëve të tij. Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka zbuluar 20 raste, kur Dautaj merrte lekë kundrejt shërbimit, ndërsa po verifikohen edhe raste të tjera. Prokuroria deklaron se ka faktuar disa raste, ndërsa provat i ka depozituar në gjykatë. Sipas dosjes së prokurorisë, Dautaj u arrestua nga policia dhe Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, më datë 8 korrik 2008, për shkak se mori ryshfet nga të afërmit e një pacienteje që kishte operuar atë ditë. Me kohë, policia kishte marrë informacione dhe denoncime për veprimtarinë e kirurgut-urolog, Kastriot Dautaj, i cili dyshohet se ka kërkuar ryshfet edhe nga pacientë të tjerë më parë. Pasi ka marrë këto informacione, policia ka organizuar shërbimet e saj, me qëllim që të realizojë kapjen në flagrancë të mjekut të dyshuar. Më 8 korrik 2008, ai ra në pranga për shkak se në zyrën e tij mori ryshfet 50 mijë lekë të reja nga babai i një vajze që ishte operuar në veshka. E gjithë skena u filmua nga policia, e cila gjithashtu kishte instaluar edhe përgjues që regjistruan zërin e protagonistëve në ngjarje. Kastriot Dautaj e hodhi poshtë akuzën pas arrestimit, duke deklaruar në gjykatë se nuk dinte asgjë për paratë që u gjetën në xhepin e bluzës. Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit e lanë në qeli mjekun Dautaj, por ai arriti të fitonte lirinë, për shkak se Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurimit nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Hetimet dhe procesi gjyqësor do të bëhen me masën shtrënguese "arrest shtëpie".
Pastrimi i parave
Mjeku i njohur do të hetohet për pastrim të produkteve kriminale për shkak se të ardhurat e tij vijnë nga korrupsioni, një veprimtari e paligjshme. Sipas Prokurorisë, Dautajt i janë gjetur llogari bankare me vlerë deri në 640 mijë dollarë amerikanë, nga Drejtoria e Hetimit dhe Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave. Ato më pas janë depozituar në bankë dhe prej tyre, janë fituar interesa të konsiderueshme për shkak të sasisë së madhe të depozitës. Madje, sipas hetuesve, një pjesë të interesave të fituara nga paratë e depozituara në bankë janë tërhequr, apo transferuar nga mjeku. Hetuesit e kanë cilësuar si veprimtari të pastrimit të parave fitimin e interesave nga paratë e depozituara në bankë prej Kastriot Dautajt, po ashtu edhe dërgimi i parave fëmijëve të tij, studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha këto janë klasifikuar si investime që rrjedhin nga para të fituara në mënyrë të paligjshme. Kjo ka bërë që organi i akuzës të ngrejë tashmë një akuzë zyrtare të pastrimit të parave nga mjeku Dautaj. Tashmë të gjitha pretendimet e lartpërmendura nga prokuroria do të kalojnë në "sitën" e gjykatës, e cila do të vërtetojë pretendimet për pastrim parash.
Nelaj
Edhe kirurgu i të burgosurve në gjykatë
Kirurgu i Spitalit të Burgut, Ardian Nelaj, i arrestuar disa muaj më parë, do të përballet para togave të zeza me akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për mjekun Nelaj dhe dosja e tij është regjistruar tri ditë më parë në Gjykatën e Tiranës. Pas dorëzimit të dosjes, gjyqtari që do të gjykojë këtë proces është Gerd Hoxha. Kirurgu i spitalit të burgjeve u arrestua nga policia në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas një denoncimi të bërë nga një qytetar, sipas të cilit mjeku i kishte kërkuar para nën dorë për kryerjen e një operacioni.