E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, zbardhet tabela e pagave të reja sipas gradave në Policinë e Shtetit



Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme pagat e reja për punonjësit e Policisë së Shtetit. Pagat e reja u korrespondojnë dhe gradave për çdo funksionar të kësaj policie. Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e djeshme, vlerësoi miratimin e këtij vendimi, i cili përputh më së miri nivelin e pagës me gradën që mban një punonjës i Policisë së Shtetit. “Vendimi ka të bëjë me pagat e reja të Policisë sipas gradave. Ligji për Policinë e Shtetit është shumë i mirë dhe e bën Policinë një institucion që funksionon mbi bazë ligjore, si dhe i jepet përgjigje edhe çështjes së përputhjes së pagave me gradat”, - është shprehur Berisha. Në bazë të vendimit qeverisë punonjësit e Policisë së Shtetit do të kenë një pagë bazë mujore e cila është e diferencuar në bazë të gradës që ai mban. Më pas mbi pagën mujore do të ketë shtesa për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi që jepet sipas funksioneve që kryen një punonjës në Policinë e Shtetit. Në bazë të vendimit të qeverisë punonjësit e Policisë së Shtetit, për kohën e qëndrimit në gradë, përfitojnë shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Përllogaritja e shtesës për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës. Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Policinë e Shtetit, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë në degët Inxhinieri Elektronike apo Informatikë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 lekësh mbi pagën mujore të gradës përkatëse.

Pagat mujore sipas gradave

Agjenti 31 350 lekë (të rinj)
Agjenti i Parë 32 400 lekë (të rinj)
Asistenti 33 600 lekë (të rinj)
Asistenti i Parë 35 000 lekë (të rinj)
Kryeasistenti 36 100 lekë (të rinj)
Rolin e mesëm
Nëninspektori 46 000 lekë (të rinj)
Inspektori 48 300 lekë (të rinj)
Kryeinspektori 54 250 lekë (të rinj)
Roli i lartë
Nënkomisari 65 900 lekë (të rinj)
Komisari 80 900 lekë (të rinj)
Kryekomisari 92 400 lekë (të rinj)
Roli madhor
Drejtuesi 102 000 lekë (të rinj)
Drejtuesi i Parë 109 500 lekë (të rinj)

Vjetërsia që duhet për të përfituar rritje grade:
Inspektor - Duhet të shërbejë 1 vit e 4 muaj
Kryeinspektor - Duhet të shërbejë 2 vjet e 8 muaj
Nënkomisar - Duhet të shërbejë 4 vjet
Komisar - Duhet të shërbejë 6 vjet
Kryekomisar - Duhet të shërbejë 8 vjet
Drejtues - Duhet të shërbejë 10 vjet
Drejtues i Parë - Duhet të shërbejë 12 vjet e 8 muaj
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm - Duhet të shërbejë 15 vjet e 4 muaj

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›