E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, 526 ankesa për tenderët në 2009-ën



Avokati i Prokurimeve dërgoi në Kuvend raportin vjetor për vitin 2009, ku thekson se gjatë atij viti pati 526 ankesa nga subjektet private për tenderët e zhvilluara. Raporti evidenton se gjatë këtij viti janë zhvilluar të gjitha tenderët në formë elektronike dhe ka pasur mesatarisht 7 deri në 8 ofertues për çdo tender. Në total, sipas raportit, ka pasur 274 hetime administrative ndaj ankesave sepse argumentet e ofertuesve ishin të mjaftueshme për të nisur një hetim. Në 252 raste të ankesave të paraqitura është bërë shqyrtimi administrativ. Sipas raportit ka pasur 59 raste të nisura nga vetë institucioni për hetim administrativ. Më tej raporti i Avokatit të Prokurimeve, që drejtohet nga Edi Spaho, thotë se në 294 ankesa u është dhënë e drejtë operatorëve privatë që kanë konkurruar. Në 143 raste është dhënë rekomandimi për anulimin e procedurave të tenderimit, nisur nga shkeljet e konstatuara. Avokati i Prokurimeve, në 67 raste ka dhënë vendime për rivlerësimin e ofertave, nisur nga vlerësimi i gabuar i komisioneve. Sipas raportit ka pasur vlerësime të gabuara dhe interpretime jo të drejta të dokumenteve kualifikuese të operatorëve ekonomikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›