Pse nuk dal në protestë
Ilva Tare
Të premten do të jetë një ditë e koklavitur, për sa i takon trafikut. Të paktën kështu më paralajmëron një nga taksistët pa taksimetër të Tiranës, sipas të cilit Ed Rama po kërkon të bëhet Kryeministër me revolucion e jo me paqe, duke harruar se ka ikur koha e pushtetit me dhunë. Tani jemi vend anëtar i Nato-s, shton qetësisht ai. Në të njëjtën ditë, gjashtë gra me karrierë partiake dy dekadëshe në Partinë Socialistë, me të cilat rastisa të drekoja në të njëjtin restorant, po argumentonin përse një pjesë e tyre nuk do shkonte në protestë. S’do mend të kuptohet që mes tyre nuk ishte asnjë nga vajzat e Mjaft-99-tës dhe që ishin të pakënaqura me PS-në e Ramës. Njëra prej tyre nuk e ndjente të protestonte për rrëzimin e Berishës, përbri Nard Ndokës apo Spartak Ngjelës. Ato flisnin me ton të ndezur, për pamundësinë që mendimet e tyre të hynin në paradhomën e Ramës, të kontrolluar nga ata pak të besuar që edhe pas këtij shkrimi do fugojnë t’i thonë se bëhet nga duar berishiane.
Në fakt, unë e ndoshta shumë nga ata që nuk do të dalin për të protestuar, apo vallëzuar siç ironizoi një tjetër deputet i PS, kanë shumë probleme me qeverisjen e Berishës. Do doja që Qeveria ime të ishte më pak e korruptuar, më shumë transparente, më e përkushtuar ndaj interesave të shqiptarëve. Do të doja që tenderët të fitoheshin nga ofertuesit më të mirë dhe jo nga miqtë e rrethit të familjes së Kryeministrit, që rritja ekonomike të ishte më e madhe, që borxhi i shtetit të ishte më i ulët, që investitorët të mos gjobohen, që integrimi evropian të kuptohej si detyrim dhe jo shpërblim…
Dua që Shqipëria të mos prodhonte Gërdecë në pritje për të shpërthyer dhe që interesat të mos trafikoheshin sipas oreksit të biznesmenëve që pasurohen prej koncensioneve të politikës. Do doja që të mos kishim mbetur të fundit pas Bosnjes në listën e vendeve që meritojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.
është një listë e gjatë mospëlqimi të veprimeve e vendimeve të Qeverisë Berisha dhe zgjatimit të majtë Meta, që nis me procesin e numërimit të votave dhe vazhdon me mungesën e seriozitetit për parlamentarizmin në këtë vend.
Megjithatë, të premten nuk protestoj me turmën Rama, pasi ftesa e tij është e pasinqertë dhe mbi të gjitha e paqartë. Më saktë, akoma nuk ekziston një plan Rama. Ka vetëm ambicie të Ramës, për të marrë pushtetin, me çdo kusht, me çdo mjet. I gjetur në krye të një partie që nuk e kontrollon dot dhe në fund të një dekade të qenurit Kryebashkiak, Rama po rend të sigurojë pushtetin e tij dhe të miqve të tij personal, tanimë të kthyer dhe në aleatë politikë. I keqardhur që nuk frymëzoi si Obama i Amerikës, por as si Nick Cleggu i Anglisë, Rama e vuan të kthyerit nga hero në zero..
Ajo çfarë artikulon Ed Rama në takimet e stisura me qytetarët për kamerat televizive nuk bën sens. Ai kërkon të hapen kutitë, por jo të rrezojë konfigurimin e Parlamentit aktual. Ai kërkon të ndalë rrënimin ekonomik me protesta. çfarë plani ka Rama për të ardhur në pushtet dhe për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria? Dhe nëse vërtet ka një plan, gjë që duket e pamundur kur nuk që i aftë të kishte një platforme për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve parlamentare, cili është ai?
Miqtë e Ramës po shpërndajnë me kënaqësi besimin se mënyra për ta bërë këtë është mosbërja e zgjedhjeve lokale, por shkuarja drejt votimeve të përgjithshme. Bllokimi i demokracisë së vendit dhe kësisoj qëndrimi i Ramës ca më gjatë në të vetmin pushtet real që i ka mbetur, atë të Kryetarit të Bashkisë. As votimet me 99% brenda PS-së nuk e bëjnë Ramën të mos ndjehet si mish i huaj në selinë rozë. Ai e di shumë mirë, po të njëjtët njerëz kanë votuar me të njëjtat për qindje për Majkon, Metën, Nanon, Ramën e ndoshta votojnë nesër për Blushin, nëse ai do bëhet ndonjëherë kryetar.
Sigurisht që nuk mjafton të mos mbështesësh një njeri me argumentin se është njësoj si dikush tjetër, pasi pushteti është mirë të ndërrohet. Porse Rama është më keq se edhe Berisha, dhe jo vetëm për korrupsionin, por sepse predikon politikën e re dhe përdor frymën e prodhon politikën e viteve ‘96-’98. I gjithë ky radikalizim i politikës ka për qëllim forcimin e pozitës së Ramës në Partinë Socialiste. Ed Rama është duke vrapuar pas imunitetit politik. Nëse dikush do t’i garantonte përjetësinë në PS apo Bashki, ai nuk do garonte kurrë për Kryeministër. është frika e humbjes së pushtetit partiak, që e ka kthyer në gjenerues të konfliktit.
Kush thotë që Rama ka marrë peng grupin parlamentar të PS-së, gabon. E kundërta është e vërtetë. Grupi i deputetëve, që iu bashkuan listës Rama, kanë marrë peng njeriun që iu premtoi pushtetin. Edi Rama iu kërkon shqiptarëve të protestojnë për shansin e tij të humbur, për t’u bërë Kryeministër. Ai është i sinqertë kur kërkon të burgosë komisionerët socialiste për shitjen e votave, pasi nuk mund t’ua falë kurrë që e ndalën në turravrapin e tij për të veshur kostumin e Kryeministrit.
Nuk kam asnjë problem me ambicien e Ramës për karrigen e Berishës. Dhe as nuk do kisha, në rast se ai do ishte i aftë t’u tregonte shqiptarëve se ka një ekip më të përgatitur dhe më pak të korruptueshëm se ky aktuali. Porse e kam shumë problem të votoj për Ramën për të kartërtën herë në krye të Bashkisë së Tiranës sime, të lyer me ereksione artistike të dala boje. Do protestoja dhe do dilja përditënatë në protestë, nëse do kisha më të voglën shpresë se Rama është ndryshe nga Berisha dhe nga skema e interes-trafikut me pushtetit. Por, Ed Rama ka dëshmuar që nuk është…