E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, Alibeaj: Spahiu abuzim dhe devijim nga detyra kushtetuese

01-02-2012 / Gazeta 55

Komisioni hetimor parashtron pikat për hetimin e zëvendëskryetarit të KLD-së


“Marrja me politikë përbën shkelje flagrante të detyrës. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancën Kuq e Zi. Në këtë lëvizje ai ka shprehur qëndrimin e tij”. Në një kostatim të tillë arriti komisioni hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili zhvilloi sot mbledhjen e tij të dytë. Në këtë mënyrë, gjatë ditës së sotme komisioni verifikoi pretendimet e deputetëve të PD-së, që ndërmorën nismën ligjore për shkarkimin e Spahiut nga kjo detyrë. Nga ana e tij, kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj prezantoi planin e veprimit për hetimin, duke theksuar se puna do të përqëndrohet në verifikimin e fakteve që lidhen me devijimin e punës së Spahiut nga institucioni i KLD-së. Ndërkohë raportin përfundimtar ky komsionin pritet që ta publikojë në 15 shkurt, për t’ia kaluar për miratim dhe Kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›