E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Vizita në Uashington, urë lidhëse për bashkëpunimin e dy kryeqyteteve, Tiranës dhe Uashingtonit

01-02-2012 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha: Asistencë nga Uashingtoni për ndërtimin e tramvajit në Tiranë 


Gjatë vizitës së tij në Uashington, ku u prit në takime të veçanta nga kryebashkiaku i Uashingtonit, z. Vincent Gray dhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën, Philip Reeker, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka specifikuar detaje të vizitës së tij të parë si kryebashkiak në kryeqytetin amerikan. Basha renditi prioritetet e tij në krye të Bashkisë, të cilat kanë qenë pjesë e diskutimeve në axhendën e takimeve si me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, z.Philip Reeker ashtu dhe me kryebashkiakun e Uashingtonit, z. Vincent Gray. “Sigurisht që pjesë e diskutimeve ishin perspektivat e Bashkisë së Tiranës. Z.Reeker e njoha me prioritet e bashkisë për rritjen e punësimit, gjelbërimin, miratimin e planit urbanistik dhe për qeverisjen transparente dhe bashkë vendimmarrjen me qytetarët. Diskutuam për hapësira bashkëpunimi me qeverinë amerikane, për thithjen e investimeve strategjike dhe mendoj se kemi lidhur një urë shumë të ngushtë bashkëpunimi mes Tiranës dhe Uashingtonit”- tha Basha. Basha theksoi se gjeti mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Uashingtonit, z.Gray lidhur me projektin e tramvajit. Kryetari i Bashkisë tha se “në 6 muaj qeverisje kemi eliminuar 60 taksa ndaj biznesit”. “Prioritet i bashkisë mbetet hapja e vendeve të reja të punës. Qytetarët janë përfshirë në vendimmarrjen e qytetit”- tha ai. Gjithashtu, Basha ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit politike. Kryebashkiaku u ndal te ngjarjet e 21 janarit, duke deklaruar se “kjo ngjarje tragjike duhet të trajtohet sipas parametrave të shtetit ligjor”. Për Bashën, hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje duhet të jenë të pandikuara politikisht si dhe protagonistët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. “Çdo njeri i përgjegjshëm duhet të kufizojë vetveten. Është një ngjarje tragjike, ka 4 të vdekur, por ka një shkak për këtë. Të gjithë t’i nënshtrohen hetimit dhe kjo ngjarje duhet të trajtohet sipas parametrave të shtetit ligjor dhe hetimet të jetë të pandikuara politikisht. Protagonistët politik të kësaj ngjarje do të marrin përgjegjësitë e tyre”- theksoi ai. 


Sipas Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha ka ardhur koha që klasa politike t’i thotë “stop” konfliktualitetit dhe të mendojë për integrimin e vendit, interesin e qytetarëve. “Bojkoti dhe sulmi ndaj institucioneve të mos vazhdojnë si problem dhe rrugë bllokuese e integrimit të vendit në BE. Klasa politike duhet të bashkëpunojë për hir të vendit. Kjo rrugë kalon nga reforma elektorale, përmbushja e kritereve me miratimin e ligjeve me 3/5 etj. Edhe nga përvoja ime e zgjedhjeve të majit, më shumë energji duhet të shpenzohet për hallet dhe shqetësimet e qyetatrit sesa te sulmmet kundër kundërshtarit. Qytetarët, më shumë se sulme politike, montazhe, bojkote dhe sulme ndaj institucioneve, duan bvasghkëpunim. Mendoj se rruga evropiane e Shqipërisë, do të thotë pikë së pari një sjellë evropiane e të gjithë aktorëbe politike. Zgjedhjet, shteti ligjor dhe vendimet e gjykatave duhet të pranohen në mënyrë të prerë nga të gjithë. Vendi ku ndodhemi sot, Uashingtoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur”- deklaroi më tej kryetari i Bashkisë, z.Lulzim Basha.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›