E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Britania tregohet indiferente për pedofilët

Britania akuzohet si indiferente përsa i përket çështjes së pedofilisë.  Sipas një studimi thuhet se qeveria ka bërë një sy qorr sidomos në lidhje me ata punonjës socialë britanikë të cilët veprojnë në vende të ndryshme për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë.  Sipas raportit, që nga viti 1997, janë çuar në gjykatë vetëm 5 çështje në lidhje me abuzimet seksuale tek fëmijët, ngjarje këto të ndodhura në Indi, Ganë, Kamboxhia dhe Shqipëri.  “Shumë prej abuzuesve punojnë si vullnetarë në këto vende” - thuhet në raport në një kohë që nga viti 2005, në Angli nuk ka qoftë edhe një denoncim të vetëm përsa i përket abuzimeve seksuale tek fëmijët.

Rasti i Shqipërisë

David Brown sëbashku me disa punonjës të tjerë socialë anglezë Dino Christodolu dhe Robin Arnold, akuzohen se kanë abuzuar me fëmijët jetimë në qendrën “His Children” në Shqipëri.

Kanë qenë 4-fëmijët e abuzuar që para hetuesve kanë drejtuar gishtin edhe ndaj dy të kërkuarve, përveç ndaj ish-administratorit të kësaj qendre, Braun, të njohur ndryshe nga fëmijët endacakë me epitetin "Babai”.

Sipas akuzës, arrestimi i shtetasit anglez, David Braun, u bë më 18-maj të vitit 2006, pas kallëzimit të disa të miturve endacak, të cilët akuzonin ish-administratorin e qendrës së bamirësisë "His Children" se abuzonte seksualisht me ta. Ndërkohë, vetëm dy ditë pas arrestimit të Braun, policia shqiptare arrestoi edhe kuzhinierin e kësaj qendre, shtetasin Janaq Papleka duke akuzuar për "mos kallëzim krimi", pasi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se në qendrën "His Chidren" abuzohej me fëmijët. Nuk kanë mjaftuar vetëm këto dy arrestime, pasi autoritete shqiptare kanë shpallur në kërkim edhe dy shtetasit e tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold, të cilët kanë qenë punonjës të kësaj qendre për disa muaj në Shqipëri. Ata para nje muaji u ekstraduan per ne Shqiperi nga Anglia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›