Raporti: Kriza detyron konsumatorët shqiptar t’i drejtohen mallrave nga Kina
Sipas INSTAT janë shtuar importet e mallrave kineze në muajt e fundit
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike dhe rënia e fuqisë blerëse ka detyruar kompanitë tregtare shqiptare që t’i drejtohen produkteve sa më të lira. Shpëtimi për këtë ka qenë tregtia me Kinën, malrat e të cilës po mbysin sot tregjet botërore prej çmimeve shumë të lira edhe pse cilësia është e ditur. Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, ku bëhet fjalë për tregtinë e jashtme të vendit tonë, marrëdhëniet tregtare me Kinën kanë pësuar një rritje gjatë këtij viti. Kjo gjë sipas raportit ka bërë që mallrat kineze të vazhdojnë të shtohen dhe të dominojnë tregun shqiptar. Sipas INSTAT-it, tregtia tradicionale me shtetin e madh aziatik po vazhdon me ritme të kënaqshme, duke synuar rritjen e importit, por edhe të eksportit. Gjatë muajit maj të vitit 2009, nga tregu kinez janë importuar mallra me një vlerë prej 3,324 miliard lekë (nga 2,418 miliard lekë që ishte në muajin mars dhe 2,423 miliard lekë që ishte kjo shifër në maj të vitit të kaluar). Ndërsa për të pesë muajt e parë të këtij viti, nga Kina janë importuar mallra të ndryshme me një vlere prej 13,651 miliard lekë (nga 6,948 miliard lekë që ishte si tremujor dhe 10,581 miliard lekë që ishte kjo shifër për pesë muajt e parë të vitit të kaluar). Sipas INSTAT, gjatë muajit maj të 2009, drejt tregut kinez kanë shkuar mallra të ndryshme shqiptare me një vlere prej 349 milion lekë (nga 254 milion lekë në muajin mars dhe 506 milion lekë në pesë muajt e parë të vitit të kaluar).
Tregtia
Pas gjashtë muajsh negociata me biznesin dhe ankesave të shumta, Ministria e Financave ka pranuar të ulë referencat për kontejnerët nga Kina. Ky dikaster ka udhëzuar degët doganore që të aplikojnë çmime reference për kontejnerët nga Kina në vlerë 3 mijë dollarë, nga 4.5 mijë që ishte pak kohë më parë. Që nga muaji dhjetor 2008, bizneset paguanin detyrime mbi referenca të vendosura nga dogana, të cilat nuk përputheshin me realitetin, i cili kishte ndryshuar si pasojë e krizës financiare. Për muaj të tërë, bizneset importuese nga Kina paguanin për çdo kontejner, referencë doganore, rreth 4500 dollarë, kur realisht kostoja ishte 1200 deri 1500 dollarë. Por sipas INSTAT-it, gjatë këtij viti ka vazhduar në mënyrë intensive shkëmbimi i mallrave të vendit tonë me Kinën, çka ka bërë që të shtohet tregtia e jashtme mes të dy vendeve. Në tre muajt e parë të këtij viti nga Kina janë importuar mallra të ndryshme me një vlere prej 6,948 miliardë lekë (nga 6,389 miliardë lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar). Ndërkohë janë eksportuar drejt Kinës në këtë kohë mallra me një vlerë prej 415 milion lekë (nga 335 milionë lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar).
Importet
Në muajin maj të vitit 2009 u importuan 37,662 miliard lekë mallra të ndryshme, me rritje 11,5 për qind në krahasim me muajin prill 2009 dhe rritje 2,8 për qind në krahasim me muajin maj të vitit 2008. Sipas INSTAT-it, deficiti tregtar i këtij muaji është 29,424 miliard lekë, duke shënuar një rritje prej 13,2 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 11,2 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008. Tregtia me vendet e BE-së zuri 63,6 për qind të totalit dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë importi zë 27.6 për qind të totalit, ndërsa me Greqinë importi zë 13,3 për qind të totalit. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët importi është rritur, janë: Italia, Gjermania, Greqia, Kroacia, Zvicra etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon se importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 103,4 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 25,4 për qind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 18,5 për qind etj. Ndërsa importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 10,9 për qind etj. Në muajin maj 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,191 miliard lekë, duke zënë 8,5 për qind të totalit të importit. Krahasuar me prillin e 2009, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 18,3 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (49,9 për qind).
Konkurrenca, Kina sulmon dominimin e dollarit amerikan
Qeveria kineze deklaroi për herë të parë zyrtarisht se dëshiron që dollari të mos jetë më monedha e vetme rezervë e përdorur nga bota. Duke përdorur takimin e G8 (tetë vendeve më të industrializuara të botës), Pekini e hodhi çështjen për diskutim me udhëheqësit e botës, përfshirë edhe Presidentin amerikan, Barack Obama. Komentet e këshilltarit shtetëror kinez Dai Bingguo në prani të Presidentit Obama, shqetësuan disa udhëheqës botërorë, të cilët besojnë se diskutimi mbi këtë temë mund të shkaktojë tërmet në tregje. Kryeministri britanik, Gordon Brown, u shpreh pas takimit se nuk i mbante mend fjalët e delegatit kinez dhe se ishte më shumë i interesuar për nxjerrjen e botës nga recesioni.
"Nuk duam të japim përshtypjen se shansi i madh është pranë dhe se marrëveshjet aktuale do të shkatërrohen", - tha ai. "Ne duhet të kemi një sistem më të mirë për emetimin e monedhës rezervë dhe rregullimin e saj, në mënyrë që të mund të ruajmë stabilitet relativ në kurset e këmbimit", - u shpreh Dai, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Kineze. Megjithëse nuk e përmendi dollarin tekstualisht, ai ishte i qartë në kërkesën për t‘u larguar nga rreziku që mbart dollari si monedhë rezervë. Analistët thonë se duket qartë që kinezët e kuptojnë se sot për sot nuk ka asnjë alternativë përveç dollarit si monedhë rezervë dhe se çdo ndryshim i sistemit, mund të kërkojë shumë vite. Dollari u përdor si monedhë rezervë e botës që pas Luftës së Dytë Botërore. Roli i saj mbetet vendimtar edhe sot.
Rregullorja, bankat tregtare drejt administrimit të portofolit të letrave me vlerë
Bankat tregtare në vendin tonë, do të shohin mundësinë e administrimit të portofolit të letrave me vlerë të cilat shërbejnë si kolateral për huamarrjet me shumicë. Në kushtet e zhvillimeve financiare ndërkombëtare, Banka Qendrore u kërkon bankave të nivelit të dytë, të krijojnë dhe të administrojnë një portofol të posaçëm të këtyre letrave me vlerë, për t’i përdorur në rastin e nevojave të papritura për likuiditet. Sipas BSH-së, për transaksione në lekë, bankat tregtare mbështeten nga zotërimet e letrave me vlerë të borxhit të qeverisë, si bono thesari dhe obligacione. Ndërkohë që ndërmarrja e veprimeve për zhvillimin e mëtejshëm të tregut sekondar të letrave me vlerë, do të ishte gjithashtu një faktor mbështetës në drejtim të zbutjes së ndjeshmërisë së sistemit financiar në vend ndaj zhvillimeve të tregjeve financiare ndërkombëtare. BSH-ja vëren se sektori bankar është i ndjeshëm ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit, veçanërisht në drejtim të ndikimit që përcillet për cilësinë e portofolit të kredisë në valutë. Për këtë arsye, sipas BSH-së, zhvillimet e muajve të parë të vitit 2009 në kursin e këmbimit, duhet të nxisin të gjitha veprimet e nevojshme të sektorit bankar, (administrim të letrave me vlerë) për zbutjen e efekteve të padëshiruara në gjendjen financiare.
Forumi Ekonomik: Shqipëria, e 90-ta në botë për turizmin
Një studim lidhur me konkurrueshmërinë për sa i takon sektorit të turizmit, i ndërmarrë nga Forumi Botëror i Ekonomisë, e rendit Shqipërinë aktualisht në vendin e 90-të në botë, një lëvizje prej dy postesh, nga vendi i 92-të, që zinte një vit më parë. Ndër fqinjët e tjerë ballkanikë, Serbia pozicionohet në vendin e 88-të, mes 133 shteteve, duke humbur 10 vende në krahasim me një vit më parë. Vlerësimi bëhet në bazë të një indeksi, ku merren në konsideratë tre tregues bazë: kuadri ligjor, infrastruktura si dhe burimet njerëzore e kulturore të çdo vendi. Vendi me pozicionimin më të mirë, duket se është Kroacia, e cila renditet në vendin e 34-t, i njëjti vend që mbante edhe në vitin 2008. Sllovenia renditet në vendin e 35-të, ndërsa Mali i Zi është ngjitur me pesë vende dhe pozicionohet në vendin e 52-të. Maqedonia është në vendin e 80-të për konkurrueshmërinë në turizëm dhe është ngjitur me tre vende më lart. Më keq duket se paraqitet Bosnje-Hercegovina, e cila paraqitet në vendin e 107-të. Për të tretin vit radhazi, vendet më konkurruese në botë në fushën e turizmit, sipas ekspertëve të Forumit Botëror të Ekonomisë, janë Zvicra, Austria dhe Gjermania.
Sezoni, fluksi i emigrantëve zhvlerëson monedhën evropiane
Euro po tenton të kapë vlerat e këmbimit ndaj lekut të fillimit të vitit, kur vendi sapo kishte filluar të ndiente pasojat direkte të krizës ndërkombëtare. Prej disa ditësh monedha europiane ka shfaqur tendencë zhvlerësimi, por sipas kambistëve kjo i dedikohet fluksit të valutës së hedhur në treg. Të shtunën në mesditë në tregun e lirë valuator një euro blihet për 129,4 lekë dukë rënë me rreth 0,8 pikë përqindjeje krahasuar me fillimin e javës. Vlerësim të Lekut ka edhe ndaj monedhave të tjera. Në treg 1 dollar këmbehet për 92,8 lekë, duke u dobësuar me 0,7 pikë përqindjeje që nga dita e hënë. Efektin më të madh në vlerësimin e lekut e ka pasur fluksi i euros që vjen prej emigrantëve, por edhe nisja e sezonit turistik. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Kufirit, numri i vizitorëve këtë periudhë është rritur me 10 % krahasuar me një vit më parë. Por zhvlerësimi i euros është shkaktuar edhe nga rënia e kërkesës së tregtarëve të importit për blerje mallrash, pasi sipas tyre edhe prodhimi vendas ka rritur prezencën në treg, ndërkohë që në përgjithësi ka rënie të fuqisë blerëse dhe të konsumit për një grup të gjerë mallrash, pasojë kjo direkte e krizës.
13 Korrik 2009