Plazhet nudo, agjencitë turistike kërkojnë vende të caktuara për turistët e huaj
Operatorët u bëjnë kërkesë tri bashkive bregdetare për plazhet toples
Ervin KOÇI
Sezoni turistik në vend nuk mund të pretendohet të jetë i suksesshëm pa plotësuar më parë kuadrin infrastrukturor për pushuesit dhe turistët. Agjencitë e huaja turistike, të cilat kanë organizuar në muajt e fundit ardhjen e mjaft anijeve kroçiera në portet e qyteteve bregdetare të vendit tonë, kanë shprehur kërkesat e tyre për bashkitë e këtyre qyteteve. Një prej kërkesave më origjinale, por dhe më të domosdoshme për operatorët e huaj turistikë ishte dhe përcaktimi i zonave të posaçme të plazhit për turistët e huaj, ku këta të mund të lahen toples, ose nudo. Për këtë arsye tri bashkive kryesore bregdetare; asaj të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, të cilat presin dhe fluksin e pushuesve të huaj, nga ana e agjencive turistike u është kërkuar pikërisht plotësimi i këtij kushti. Kjo jo për faktin se turistëve të huaj nuk u pëlqen banja në plazhet publike bashkë me shqiptarët, por sepse ata kërkojnë kushte më “specifike”. Sipas agjencive turistike të huaja, “ajo që u mungon të gjitha plazheve brenda në qytetet bregdetare shqiptare është orientimi se ku turisti, vendas apo i huaj, e ka të lejuar të lahet toples (vetëm me mbathje) apo nudo. Përcaktimi në plazhet publike i sektorit ku mundësohet larja nudo ende qëndron si një nga mungesat e paplotësuara të plazheve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Edhe pse për shumë pushues shqiptarë bërja banjë në një mënyrë të tillë mund të konsiderohet si tabu, kjo në asnjë mënyrë nuk mund të mendohet nga pushuesit e huaj. Në të gjitha plazhet e Mesdheut, të gjithë pushuesit e kanë normale larjen toples në plazhe në një kohë që nuk mungojnë as zonat e përcaktuara për plazhet e nudistëve. Ndërkohë, në vendin tonë kjo gjë mungon, por në disa raste ka krijuar probleme midis pushuesve vendas dhe atyre të huaj, që nuk kanë qenë të informuar.
Precedentët
Për t’i paraprirë përsëritjes së episodeve të larjes toples apo nudo të të huajve si vitet e kaluara në disa prej qyteteve bregdetare shqiptare, ku më pas ata janë ndaluar nga policia, bashkitë e qyteteve kanë marrë masa të njëanshme. Në ato vende ku ka plazhe dhe pushues familjarë bashkitë nuk kanë harruar të vendosin tabela në plazhet më të populluara, duke publikuar se në to ndalohet larja nudo. Por, për turistët e huaj që janë dhe më potencialë nga ana ekonomike sesa ata vendas, asnjë prej bashkive dhe komunave bregdetare nuk ka menduar. Deri tani në asnjë plazh apo zonë bregdetare të Shqipërisë nuk ka të përcaktuar një zonë se ku cilido pushues mund të lahet toples ose nudo. Kjo jo sepse ky model i të bërit plazh ndalohet me ligj në vendin tonë, por sepse askush prej autoriteteve nuk e ka menduar gjatë se ç’do të thotë industri turistike. Nga ana tjetër, Shqipëria është një vend që turizmin e ka përcaktuar si strategji kombëtare, por investimet në infrastrukturën e kësaj industrie shërbimesh janë konceptuar vetëm me shtrimin e rrugëve.
Stabilizimi i plazheve
Policitë bashkiake të qyteteve bregdetare kanë nisur prej kohësh “sulmin” ndaj çadrave dhe shezloneve që nuk respektojnë largësinë nga bregu i detit. Duke marrë shkak nga abuzimi në administrimin e plazheve publike nga privatët, Policia Bashkiake në qytetet bregdetare ka kryer vazhdimisht inspektime në këto hapësira publike. Një nga detyrat që kanë marrë përsipër ndërmarrjet e sektorit të shërbimeve në bashkitë e qyteteve bregdetare ka qenë edhe pastrimi i rërës së plazheve si dhe ruajtja e saj nga ndotja. Por, në jo pak raste, marrja nën kujdestari e sipërfaqeve të kufizuara në plazhe nga privatët ka bërë që ato të mbahen pastër e të sistemuara në çdo orë të ditës.
BOX//////////////////////////
Korriku sjell fluks kosovarësh, 19 mijë veta në 10 ditë u drejtohen plazheve
Numri i turistëve kosovarë që kanë vendosur të kalojnë pushimet në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme. Vetëm për 10 ditët e para të muajit korrik numri i atyre që erdhën në Shqipëri nga Kosova arriti në 19 mijë veta. Udhëtimi i tyre drejt bregdetit të Adriatikut është shkurtuar ndjeshëm pas ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
Pushues të shumtë nga Kosova pohojnë se udhëtimi për në bregdetin durrsak tashmë është më i rehatshëm, ndërsa e shohin si pikën kyçe për të kaluar pushimet verore. Për herë të parë ka filluar edhe transmetimin e spoteve në televizionet kosovare, për të promovuar bukuritë turistike të Shqipërisë. Agjencitë turistike kanë bërë gati paketat e tyre për kosovarët që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri, duke ofruar programe turistike një dhe disa ditore me pushuesit kosovarë në plazhet e Durrësit. Një tjetër pikë ku mund të gjesh një dyndje të pushuesve nga Kosova është edhe Plazhi i Velipojës, i cili shtrihet në Jugperëndim të qytetit të Shkodrës, rreth 30 km larg. Në kufirin Shqipëri-Kosovë, 121 kilometra të gjatë, aktualisht funksionojnë 6 pika të kalimit kufitar mes dy shteteve, prej të cilave Morini, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti në rrethin e Kukësit, Qafë Prushi në rrethin e Hasit dhe Qafë Morina në rrethin e Tropojës.
Turizmi, përparësitë rajonale në kushtet e recesionit botëror
Shqipëria sivjet vazhdon të ketë disa përparësi në krahasim me vendet e tjera në rajon në “garën” për të përfituar turistë. Kjo përcaktohet nga regjimi i vizave në Maqedoni drejt Greqisë apo edhe Bullgarisë, si dhe konflikti për emrin Maqedoni-Greqi, çmimet deri diku më të ulëta për akomodim në krahasim me Malin e Zi apo edhe me Kroacinë, si dhe ndërthurja e elementeve si deti e malet në një destinacion të vetëm, që e bëjnë vendin tonë të kërkuar, edhe në kohë krize financiare. Natyrisht, si dhe më parë, turistët nga Kosova do të parapëlqejnë brigjet e Adriatikut e të Jonit, ku flitet shqip, aq më tepër që disa nga rrugët janë përmirësuar. Ekspertët e sektorit flasin për një strategji të përbashkët rajonale për të tërhequr turistë nga përtej rajonit, dhe kjo duket se është konfirmuar edhe nga krijimi i spoteve të përbashkëta promovuese në linjën Shqipëri-Kosovë-Maqedoni - Mal i Zi. Synohet që në 10 ditë pushime, p.sh., turisti i huaj të ketë mundësi të prekë të gjithë vijën bregdetare të Adriatikut apo edhe vlerat historike e kulturore. Nëse vjen deri në Maqedoni, të ketë mundësi të vizitojë edhe Ohrin e më pas të kalojë në Pogradec.
“Sipas statistikave të marra nga Organizata Botërore e Turizmit, kemi 7% rritje të turizmit për periudhën janar-prill, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe pritet që kjo rritje të jetë akoma më e madhe në vazhdim, ose më saktë deri në 15%, kryesisht për turistët nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi”, - sipas Nada Kallçiut, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
13 Korrik 2009