Raporti: Kush do të hapë biznes, të shkojë në Vlorë
Kush do të hapë një biznes të ri, bën mirë të shkojë në Vlorë, pasi atje kushtet janë më të mira se në çdo vend tjetër.
Fabiola Çela
Ky është përfundimi i dhënë nga Banka Botërore në raportin e saj “Të bësh biznes në vendet e Evropës Juglindore 2008". Ky raport u prezantua dje në Bitola të Maqedonisë dhe përfshin 22 qytete të rajonit dhe përqendrohet në katër kritere, si fillimi i një biznesi, marrja e licencës, regjistrimi i pasurisë dhe zbatimi i kontratave. Në bazë të kritereve të mësipërme, qyteti bregdetar i Vlorës kryeson për sa i takon fillimit të një biznesi.
Raporti
Lehtësia e të bërit biznes ndryshon shumë midis qyteteve të Evropës Juglindore në bazë të një raporti të grupit të Bankës Botërore. Raporti “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2008” mbulon 22 qytete në shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi. Për herë të parë, “Të bësh biznes” kalon përtej qyteteve më të populluara për të krahasuar qytetet brenda të njëjtës ekonomi dhe qytetet e rajonit. “Ky raport paraqet të dhëna në nivel qyteti, të cilat mund të frymëzojnë reforma në nivel kombëtar e lokal dhe të fuqizojë reformat në rajon”, shprehet Jane Armitage, drejtoreshë në Bankën Botërore. Bitola (Manastiri) në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë është në krye të renditjes së qyteteve të vlerësuara nga ky raport. “Ne jemi të kënaqur që ky qytet është zbatuesi më i mirë”, shprehet Patricia Rader, drejtoreshë e Misionit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Shkup. Sipas saj: “Reformat e biznesit kanë shumë rëndësi për zhvillimin. Investitorët kanë nevojë për siguri, qeverisje të mirë dhe ligj kontraktual dhe rajoni ka nevojë për investime, me qëllim stimulimin e zhvillimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”. Sipas raportit të BB-së, nëse një qytet do të adoptonte të gjitha praktikat më të mira që zbatohen në Evropën Juglindore, ai do të renditej në vendin e nëntë midis 178 ekonomive të studiuara nga “Të bësh biznes”, i krahasueshëm me renditjen e Irlandës dhe Kanadasë. Kjo nënkupton adaptimin e praktikave më të mira nga Vlora, Shqipëri (për të filluar një biznes); Osijeku, Kroaci (për të marrë lejen e ndërtimit); Pljevlja, Mal i Zi (për të regjistruar pasurinë); dhe Zrenjanini, Serbi (për të zbatuar kontratat). Raporti është realizuar nën drejtimin e FIAS, një shërbim këshillimor për klimën e investimeve i grupit të Bankës Botërore.
Reduktohet numri i taksave kombëtare nga 21 në 6
Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, taksa e regjistrimit të automjeteve dhe ajo e qarkullimit do të shkrihen në një të vetme. “Taksa e makinave nuk është gjë tjetër veçse një bashkim mekanik i dy taksave ekzistuese, asaj të regjistrimit të automjeteve dhe asaj të qarkullimit. Të dyja bashkohen dhe pasi vilen nga pushteti qendror nëpërmjet agjentit të tij, ndahen në raportin 40% pushtetit lokal dhe 60% pushtetit qendror”, ka thënë dje në Komisionin e Ekonomisë, zëvendësministri i Financave, Florjon Mima. Ky është njëri nga ndryshimet e parashikuara në ligjin për taksat kombëtare, që është diskutuar nga deputetët në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Drafti parashikon gjithashtu reduktimin e numrit të taksave kombëtare nga 21 në 6, me qëllim eliminimin e barrierave administrative. Taksat që do të vazhdojnë të jenë kombëtare janë taksa portuale, ajo për regjistrimin e automjeteve, taksa e mjedisit, taksa e rentës minerale, ajo e akteve dhe pullës, si dhe taksa për regjistrimin e lojërave të fatit.