E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës arrin në 172 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës duket se nuk ka të sosur. 

Në disa pika të tregtimit të karburanteve në kryeqytet një litër naftë eurodiesel, ose siç njihet edhe ndryshe nafta D1, është shitur me 172 lekë litri, ndërsa nafta D2 me 168 lekë/litri, çmim ky goxha i kripur për konsumatorët shqiptarë. Por sipas tregtarëve të naftës, shkak për këtë rritje çmimi është kuotimi i lartë i arit të zi në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar vlerën e 146 dollarëve për fuçi. Ndërkohë, sipas mediave të huaja, organizata e prodhimit dhe eksportimit të naftës (OPEC), ka lajmëruar një rritje të re të çmimit, rreth nivelit 170 USD për fuçi. Shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare reflektohet menjëherë në tregun vendas. Kjo për vetë konjukturën që ka tregu, ku mbi 80 për qind e nevojave të vendit për karburant plotësohet nga importi. Që nga janari 2008, çmimet e karburanteve po ndjekin një rritje të përmuajshme, e cila llogaritet në mbi 50%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›