Të majtët e të djathtët festojnë të ndarë
Të ndarë edhe kur kremtojmë përvjetorë besëlidhjesh! Kështu ka ndodhur edhe këtë herë në kremtimin e 65-vjetorit të Besëlidhjes së Poçemit në zonën e Mallakastrës.
afrim imaj
Ndërsa ditën e diel janë mbledhur e kanë festuar të majtët, ditën e hënë kanë kremtuar të djathtët. Në ceremoninë e të majtëve kanë qenë të pranishëm deputetë e politikanë që kanë mbërritur aty nga Tirana enkas për festën, ndërkohë që për të djathtët ka mjaftuar pjesëmarrja e liderëve lokalë të komunës. Të mësuar me këtë ndasi banorët e zonës, kanë preferuar bindjet e tyre për të nderuar liderët partiakë me pjesëmarrjen në ditët e komanduara nga ata. Po nuk ka ndodhur kështu me një mysafir të ardhur nga larg, i cili jo vetëm është brengosur nga kjo mënyrë sjellje, por edhe ka shprehur indinjatën e vet mes të pranishmëve. Skënder Shehu, djali i dytë i ish-kryeministrit komunist dhe njërit prej protagonistëve kryesorë të Besëlidhjes së Poçemit, i ardhur nga ekzili në Perëndim, ka shkuar me dëshirë në kremtimin e Besëlidhjes dhe është befasuar nga kjo ndasi e pakuptimtë.
Të ndarë për besëlidhjen
Është ndjerë keq Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit komunist, teksa ka ardhur nga larg për të marrë pjesë në përvjetorin e Besëlidhjes së Poçemit. Ndarja midis të majtëve e të djathtëve në përvjetorin e kësaj ngjarjeje e njohur si një ditë bashkimi, sikurse ka qenë ideja fillestare e asaj besëlidhjeje të vitit 1943, ka shkaktuar brengosje të thellë për djalin e njërit prej protagonistëve kryesorë të saj. "Kam ardhur shpesh herë për të marrë pjesë në përvjetorin e Besëlidhjes së Poçemit, u shpreh Skënder Shehu në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua ditën e diel në zonën e Mallakastrës, po me sa shikoj këtë herë ju na keni vënë në vështirësi, jo vetëm mua por edhe të tjerë. Më tej djali i ish-kryeministrit komunist, duke folur për gjendjen e vështirë në të cilën është ndjerë me ftesën për të marrë pjesë në këtë kremtim besëlidhjeje, vazhdoi: "Njëherë më thanë se festa bëhet të hënën dhe pastaj të dielën. Kur të vija unë në festë të dielën, kur e kanë të majtët, apo të hënën kur e kanë të djathtët? Apo të mos vija tek asnjëra? Apo te të dyja? Dhe si unë, mund të ketë këtu edhe të tjerë. Ideja e besëlidhjes është bashkimi. Por po e festuat të ndarë iku ideja e bashkimit që ishte në themel të Besëlidhjes së vitit 1943 dhe të të gjitha besëlidhjeve të tjera. Dhe ne e dimë se si vajti puna gjatë luftës dhe mbas saj kur ky bashkim u prish, pavarësisht se lufta kundër pushtuesit u fitua…"
Tradita që rrënohen
"Ndarja midis të majtëve dhe të djathtëve në një kremtim historik sjell përçarje, por ndërkaq rrënon dhe një traditë". Skënder Shehun që me të drejtë e vlerëson këtë të dhimbshme, shton se kjo ndarje nuk i duhet askujt. Mallakastra ka një traditë të besëlidhjeve, që krahina të tjera nuk e kanë, shtoi ai për të pranishmit. Pse duhet të marrim ne përsipër prishjen e kësaj tradite? Atëherë duhej bashkimi për luftë kundër pushtuesit, por edhe sot duhet për begatimin e krahinës se krahina ka njëqind halle. Ju sivjet e kremtoni të ndarë idenë e bashkimit që ishte në themel të besëlidhjes. Por nuk besoj se do ta festoni të ndarë edhe vitin tjetër"... Më tej duke ju referuar historisë së zonës Shehu u shpreh: Krahina jonë ka pasur, ka dhe do të ketë burra të mençur e të ditur. Dhe populli që vjen dhe i kremton këto besëlidhje do të dijë ta ruajë traditën e kremtimit të tyre. Partitë le të jenë të ftuara, edhe mund të ndihmojnë po të duan, por besëlidhjet kanë qenë organizime mbarëpopullore dhe i tillë besoj se duhet të jetë edhe organizimi i kremtimit të përvjetorëve të tyre. Uroj që në vitet e ardhshme t'i kremtojë së bashku përvjetorët e besëlidhjeve të Poçemit"!
Çfarë ishte Besëlidhja e Poçemit
Rreth 2ooo burra nga fshatrat e Mallakastrës u mblodhën më 14 korrik të vitit 1943 te rrapet e fshatit Poçem dhe dhanë besën se, do të bashkohen pa asnjë ndasi në frontin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në krye të këtij tubimi historik ishin personalitetet e kësaj lëvizjeje Mehmet Shehu, Bilbil Klosi, Rrapo Hekali etj. Prej këtij betimi djemtë dhe burrat e Mallakastrës u rreshtuan në repartet dhe njësitë partizane, duke e ndjekur pushtuesin deri në strofkullën e fundit. Mjaft prej tyre mbetën në ballin e frontit. Ka 65 vjet me radhë që komuniteti i zonës e kremton me krenari këtë ditë të shënuar, që është futur në historikun e saj si dita e Besëlidhjes. Në ceremoninë e të dielës morën pjesë edhe deputetët Piro Lutaj, Albert Çaci e Kastriot Islami. Në fjalën që mbajti deputeti Bledi Klosi tërhoqi vëmendjen duke thënë se, festimi i ndarë i kësaj Besëlidhje nuk e nderon Mallakastrën dhe pasuesit e atyre martirëve që bënë historinë, që startoi te kjo dhënie bese këtu në Poçem.